TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Sulmi në Banjskë, një betejë e luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kurti: Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përurimi në Beograd i shtatores së ish- liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq, dëshmon se Serbia e sotme ende jeton në të kaluarën.

Kurti në një postim në Facebook, ka thënë se për Serbinë ende nuk kanë përfunduar luftërat ballkanike e as Lufta e Dytë Botërore.

Kryeministri ka shkruar se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, është një nga betejat e luftërave që nga pikëpamja e Beogradit zyrtar ende nuk ka përfunduar, përcjell teve1.info.

“Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë. Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq. Përurimi u bë në oborrin e ish shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze. Sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz. Nisjatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë.

Rruga ku u bë përurimi quhej “Bregalnicka”, sipas betejës që Serbia ka zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Ballkanike kundër Bullgarisë (1912-1913), në brigjet e lumit Bregallnica në Maqedoni të Veriut, përgjatë përpjekjeve të saj për zgjerim territorial. Pra, përjetësim i një lufte të zhvilluar në një vend tani anëtar i NATO-s (Maqedonia e Veriut), kundër një vendi që sot është anëtar i NATO-s e i BE-së (Bullgaria).

Thuhet se muzetë i shërbejnë mbrojtjes së të kaluarës. Por një gjë është strehimi i së kaluarës, e tjetërgjë shfajësimi i së keqes. Aq më shumë kur përkujtimi i përmallshëm aludon te përsëritja e dëshiruar.

Gjykata e Lartë në Beograd, më 14 maj 2015, e pat rehabilituar me aktgjykim prej 39 faqesh kriminelin e Luftës së Dytë Botërore, Dragolub Mihailloviq – Drazhën. Viteve të fundit, kishim mohimin publik të masakrës së Reçakut nga Aleksandar Vulin më 10 dhjetor 2019 dhe nga Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor 2021.

Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë. Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK thërret protestë më 14 shtator në Hagë: Të ngremë zërin për çlirimtarët tanë

PDK thërret protestë më 14 shtator në Hagë: Të ngremë zërin për çlirimtarët tanë

Policia arreston 11 persona për shpërthimin në veturën e drejtorit të QKUK-së, sekuestrohen armë dhe narkotikë

Policia arreston 11 persona për shpërthimin në veturën e drejtorit të QKUK-së, sekuestrohen armë dhe narkotikë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Abdixhiku takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend

Abdixhiku takon shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend

Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë e plotë për sulmin në Doha

Netanyahu: Izraeli merr përgjegjësinë e plotë për sulmin në Doha

PDK thërret protestë më 14 shtator në Hagë: Të ngremë zërin për çlirimtarët tanë

PDK thërret protestë më 14 shtator në Hagë: Të ngremë zërin për çlirimtarët tanë

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

Si të riktheni dëshirën për palestër pas një pushimi të gjatë?

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

Shega, mrekullia e vjeshtës që duhet shfrytëzuar çdo ditë

Policia arreston 11 persona për shpërthimin në veturën e drejtorit të QKUK-së, sekuestrohen armë dhe narkotikë

Policia arreston 11 persona për shpërthimin në veturën e drejtorit të QKUK-së, sekuestrohen armë dhe narkotikë

Izraeli kryen atentat ndaj figurave të nivelit të lartë të Hamasit në Katar

Izraeli kryen atentat ndaj figurave të nivelit të lartë të Hamasit në Katar

Theret me thikë një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X