TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Rruga drejt ruajtjes së shëndetit të qytetarëve nuk do jetë e lehtë, bashkë do t’ia dalim

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Kurti: Çdo vit do të shtohen nga 100 asistentë për fëmijët autikë

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Kosova po ashtu ishte ndër vendet e pakëta të botës që arritn të ulnin gati në zero rastet e variantit Delta, shkruan teve1.info

Megjithatë, përballë tri valëve më të fundit të virusit Corona, Kosova, më shumë se çdo vend tjetër i rajonit, ka arritur t’i mbajë në minimum kostot njerëzore. Fillimisht, pas pranimit të detyrës, Qeveria jonë ka marrë masa urgjente për të vënë nën kontroll valën e variantit Alpha të trashëguar prej qeverisë paraardhëse. Pastaj, gjatë valës së variantit Delta, Kosova ishte ndër vendet e pakta të botës që arritën të ulnin gati në zero rastet e këtij varianti, duke shënuar, rrjedhimisht, një numër dukshëm më të ulët të humbjeve të jetës gjithsej sesa vendet e tjera të Ballkanit, përkatësisht gati 2.5 herë më të ulët për kokë banori, sesa mesatarja e këtyre vendeve. Ndërsa, gjatë valës aktuale të variantit Omicron, vendi ynë përsëri po arrin ta minimizojë numrin e vdekjeve prej COVID-19, i cili numër qëndron pothuajse gjashtë herë më i ulët për kokë banori, sesa mesatarja e vendeve të tjera të rajonit. Ky sukses i Kosovës nuk ka qenë vetëm rastësi. Meritat kryesore u takojnë më së pari mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë. U jemi përjetësisht falënderues për punën e tyre të palodhshme, sidomos në dy vjetët e fundit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Reklamë

Kreu i Ekzekutivit ka shtuar se rruga drejt përmbushjes së ruajtjes së shëndetit të qytetarëve nuk do jetë e lehtë por “bashkë do t’ia dalim”.

“Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pritoritet ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke e transformuar shëndetësinë, përmes: digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore dhe themelimit të Sistemit Informativ Shëndetësor; mbulueshmërisë universale dhe sigurimeve shëndetësore; parandalimit të sëmundjeve ngjitëse; rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe zgjerimit të tyre, përfshirë mjekësinë parandaluese; ruajtjes dhe kthimit të trurit; ngritjes së cilësisë së edukimit specialistik dhe zhvillimit të hulumtimeve shkencore në mjekësi. Rruga drejt përmbushjes së këtyre synimeve nuk do të jetë as e shkurtër, as e lehtë. Por njëjtë sikurse me betejën tonë të vazhdueshme me pandeminë COVID-19, bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Teve1.info/

Postimi i tij i plotë:

DITA BOTËRORE E SHËNDETIT

Sot, më 7 prill, po shënojmë Ditën Botërore të Shëndetit, pas më shumë se dy vjetëve të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Gjatë kësaj pandemie, e cila ende nuk ka marrë fund, gati çdo vend i botës, përfshirë edhe Kosovën, është përballur me pasoja jo të lehta për jetën dhe shëndetin njerëzor.

Megjithatë, përballë tri valëve më të fundit të virusit Corona, Kosova, më shumë se çdo vend tjetër i rajonit, ka arritur t’i mbajë në minimum kostot njerëzore. Fillimisht, pas pranimit të detyrës, Qeveria jonë ka marrë masa urgjente për të vënë nën kontroll valën e variantit Alpha të trashëguar prej qeverisë paraardhëse. Pastaj, gjatë valës së variantit Delta, Kosova ishte ndër vendet e pakta të botës që arritën të ulnin gati në zero rastet e këtij varianti, duke shënuar, rrjedhimisht, një numër dukshëm më të ulët të humbjeve të jetës gjithsej sesa vendet e tjera të Ballkanit, përkatësisht gati 2.5 herë më të ulët për kokë banori, sesa mesatarja e këtyre vendeve. Ndërsa, gjatë valës aktuale të variantit Omicron, vendi ynë përsëri po arrin ta minimizojë numrin e vdekjeve prej COVID-19, i cili numër qëndron pothuajse gjashtë herë më i ulët për kokë banori, sesa mesatarja e vendeve të tjera të rajonit.

Ky sukses i Kosovës nuk ka qenë vetëm rastësi. Meritat kryesore u takojnë më së pari mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë. U jemi përjetësisht falënderues për punën e tyre të palodhshme, sidomos në dy vjetët e fundit.

Prapa suksesit të Kosovës në menaxhimin e pandemisë qëndron edhe një strategji anti-COVID e cila mund të quhet “vaksinë-plus”. Kjo strategji ka dy elemente kryesore. Së pari, Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, ka treguar shkathtësinë shkencore dhe guximin politik për të vendosur masat më efikase të mundshme të mbrojtjes së shëndetit publik.

Së dyti, dhe po aq e rëndësishme, suksesi i Kosovës ka ardhur si rezultat i një fushate tejet të suksesshme të vaksinimit në masë. Vetëm gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2021, janë administruar gjithsej 915,000 doza të vaksinës. Dhe deri më sot, Kosova ka arritur të vaksinojë me të paktën dy doza përafërsisht 2/3 të qytetarëve të grupmoshave 18 vjeç e sipër, duke shënuar shkallën më të lartë të vaksinimit në të gjithë rajonin. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të administrojë dozën e tretë përforcuese për qytetarët tre muaj pas marrjes së dozës së dytë, gjë që është e domosdoshme për të mbajtur imunitetin tonë në nivelin e duhur përballë varianteve të reja të virusit Corona.

Mirëpo, menaxhimi i suksesshëm i pandemisë është vetëm fillimi, jo mbarimi i punës sonë në fushën e shëndetësisë. Madje, pikërisht për shkak të ballafaqimit me pandeminë, jo vetëm rëndësia por edhe brishtësia e shëndetit publik, është bërë më e qartë dhe e dukshme tani sesa kurrë më parë. Pandemia veçse ka nxjerrë në sipërfaqe domosdoshmërinë e një reformimi të thellë në të gjithë sistemin shëndetësor të vendit tonë.

Në këtë drejtim, Qeveria e Republikës së Kosovës ka pritoritet ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke e transformuar shëndetësinë, përmes: digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore dhe themelimit të Sistemit Informativ Shëndetësor; mbulueshmërisë universale dhe sigurimeve shëndetësore; parandalimit të sëmundjeve ngjitëse; rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe zgjerimit të tyre, përfshirë mjekësinë parandaluese; ruajtjes dhe kthimit të trurit; ngritjes së cilësisë së edukimit specialistik dhe zhvillimit të hulumtimeve shkencore në mjekësi.

Rruga drejt përmbushjes së këtyre synimeve nuk do të jetë as e shkurtër, as e lehtë. Por njëjtë sikurse me betejën tonë të vazhdueshme me pandeminë COVID-19, bashkë do t’ia dalim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e trefishtë-protestohet para gjykatës themelore në Gjilan

Vrasja e trefishtë-protestohet para gjykatës themelore në Gjilan

Gashi për ndërtimin e urave në veri: S’mund ta kryejnë funksionin e tyre nëse vazhdon presioni ndërkombëtar

Gashi për ndërtimin e urave në veri: S’mund ta kryejnë funksionin e tyre nëse vazhdon presioni ndërkombëtar

A mund të jetë Ballkani Perëndimor dhe Kosova temë e diskutimit në samitin Trup – Putin, sipas Gashit

A mund të jetë Ballkani Perëndimor dhe Kosova temë e diskutimit në samitin Trup – Putin, sipas Gashit

Qerkini: Kërkesa për ndalim të vizitave ish-presidentit Thaçi, absurde

Qerkini: Kërkesa për ndalim të vizitave ish-presidentit Thaçi, absurde

Vrasja e trefishtë-protestohet para gjykatës themelore në Gjilan

Vrasja e trefishtë-protestohet para gjykatës themelore në Gjilan

Trump: Dëshirojmë paqe në Ukrainë, kemi tejkaluar disa pengesa por ende mbeten shumë çështje të pazgjidhura

Trump: Dëshirojmë paqe në Ukrainë, kemi tejkaluar disa pengesa por ende mbeten shumë çështje të pazgjidhura

Përfundon pa marrëveshje konkrete samiti të cilin Trump e Putin e quajtën produktiv

Përfundon pa marrëveshje konkrete samiti të cilin Trump e Putin e quajtën produktiv

Putin paralajmëron takimin e ardhshëm në Moskë

Putin paralajmëron takimin e ardhshëm në Moskë

Trump në konferencë për shtyp: I pari që do të telefonoj do të jetë presidenti i Ukrainës

Trump në konferencë për shtyp: I pari që do të telefonoj do të jetë presidenti i Ukrainës

Përfundon takimi Trump – Putin

Përfundon takimi Trump – Putin

Gashi për ndërtimin e urave në veri: S’mund ta kryejnë funksionin e tyre nëse vazhdon presioni ndërkombëtar

Gashi për ndërtimin e urave në veri: S’mund ta kryejnë funksionin e tyre nëse vazhdon presioni ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X