TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Putini është i fiksuar pas Kosovës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Putini është i fiksuar pas Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe për raportimet se atje ishin prezentë edhe anëtarë të grupit Wagner.

Kryeministri tha se Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit dhe për këtë përdor Serbinë, duke shtuar se Putini është i fiksuar pas Kosovës.

“Putini është i fiksuar pas Kosovës dhe ai ka shumë të bëjë me 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s. Ai është jashtëzakonisht i indinjuar që Kosova është shembull i suksesit të ndërhyrjes së NATO-s, i shtetndërtimit demokratik dhe zhvillimit ekonomik, ndërsa është shumë i lumtur që ndërhyrja perëndimore në Afganistan dhe Irak nuk ishte aq e suksesshme. Dhe këtu Kosova bën një kontrast të madh, kështu që ai do të dëshironte që Kosova të dështonte si Iraku dhe Afganistani. Megjithatë, Kosova është një shtet sovran i pavarur dhe gjithnjë e më i fuqishëm, i cili nuk tërhiqet dhe nuk i nënshtrohet Serbisë si regjim klient i Moskës dhe i Kremlinit”, tha Kurti në një intervistë për “The Geopost”.

Në anën tjetër, Kurti thekson se grupet Night Wolves edhe Wagner kanë qenë në Ballkan, derisa shton se kanë të dhëna se edhe kanë qenë në veri të Kosovës gjatë muajit dhjetor.

“Nuk ka dyshim se Night Wolves edhe Wagner kanë qenë në rajonin e Ballkanit, janë në Serbi dhe kemi të dhëna se kanë qenë në veri të Kosovës gjatë muajit dhjetor dhe tani po mbledhim të dhënat për ndikimin e tyre eventual në sulmet e 26 dhe 29 majit kundër policëve tanë, ushtarëve të NATO-s dhe gazetarëve”, tha Kurti.

“Bëhet fjalë përgjithësisht për njerëz që jo vetëm janë kriminelë që kanë kryer krime, por thonë hapur se do të kryejnë sërish krime. Konkretisht, një nga parullat e brohoritura më 26 maj ishte “Vrit, vrit”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri Kurti tha se do të ia dalë dhe që do të ketë sukses.

“Ne do t’ia dalim, do të kemi sukses dhe jam shumë optimist për këtë, por duhet të jemi bashkë, të fortë, të palëkundur sepse situata nuk ka qenë kurrë më e qartë, sepse nuk duhet asgjë më shumë dhe asgjë më pak se sundimi i ligjit dhe kushtetutshmëria në rreth 1/6 e territorit të Kosovës që është mbi lumin Ibër”, theksoi ai.

 

Tags: albin kurtiRusiaSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani reagon pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet ta përjetojë një tragjedi të tillë

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Valon Berisha transferohet te Zurichu

Valon Berisha transferohet te Zurichu

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Prishtina huazon Namanin te Gjilani

Prishtina huazon Namanin te Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën