TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Puna jonë nuk motivohet nga fitimi, por nga rritja ekonomike

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
Kurti: Puna jonë nuk motivohet nga fitimi, por nga rritja ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njëherit i mandatuari edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nga ShBA do të blejnë helikopterë për Ushtrinë e Kosovës.

Në fjalimin e tij në Ferizaj, Kurti ka thënë se puna e tyre nuk motivohet nga fitimi apo përfitimi, por nga rritja ekonomike dhe zhvillimi i demokracisë.

“Prodhimin po ia kthejmë ekonomisë e mirëqenien po ia sjellim shoqërisë. Nga progresi, drejt demokracisë, Kosova ka ndërtuar progres demokratik. Puna jonë nuk motivohet nga fitimi apo përfitimi personal, por nga rritja ekonomike dhe zhvillimi demokratik”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e VV-së.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se për herë të parë në historinë e vendit ka patur mbështetje për bizneset prodhuese, duke ua subvencionuar kreditë investuese deri në 20 për qind, ku vetëm në Ferizaj janë 71 biznese që janë mbështetë me 2.7 milionë euro për të investuar në kapacitete prodhuese.

“Ka qenë qeveria Kurti ajo që e ka thy rekordin e investimeve kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024, po për më tepër edhe e ka ulur borxhin e faturave të papaguara ndaj bizneseve nga 140 milionë në vetëm 30 milionë euro, pra kështu mbështeten bizneset”, tha Murati.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se “Reforma në drejtësi dhe ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është bërë kërcënim për opozitën, sa herë flasim për byronë, ata ndihen të kërcënuar. Ne insistojmë aq shumë në vetting, e këta, opozitë e prokurori, insistojnë e angazhohen kaq shumë kundër vettingut sepse janë bërë bashkë. Ne jemi bërë bashkë me popullin e ata me njëri tjetrin, për ta penguar reformën, zhvillimin dhe përparimin e vendit”, tha ajo

Kandidatja për deputete Fatbardha Zogaj Reka tha se qeveria Kurti është qeveri për të gjithë, e cila mundësoi shtesat për fëmijë, mbështetje për nenat lehona, rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë, subvencionim të pagesës së energjisë elektrike dhe pajisjeve efiçiente për ngrohje, rritje të subvencioneve për bujqit, arsim publik të lartë falas, e programin Superpuna, që janë vetëm disa nga shembujt se paraja e shtetit nuk shkon më në xhepat e politikanëve zhvatës, por drejt familjeve e qytetarëve./teve1.info/

Tags: albin kurtiFerizajtakimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Këta janë të propozuarit për nënkryetarë të Kuvendit

Votohet komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandatave

Votohet komisioni për verifikimin e kuorumit dhe mandatave

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Nis seanca konstituive e Kuvendit

Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remontit vjetor

Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remontit vjetor

Kryeministri i Shqipërisë pritet me protesta në Shkodër

Kryeministri i Shqipërisë pritet me protesta në Shkodër

“Ditari”- 08.06.2026

“Ditari”- 08.06.2026

Mbi 150 qytetarë të mashtruar përmes SMS-ve në emër të bankave, dëmi arrin në 50 mijë euro

Mbi 150 qytetarë të mashtruar përmes SMS-ve në emër të bankave, dëmi arrin në 50 mijë euro

​Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës

Elezi: Certifikimi i rezultateve zgjedhore pritet deri më 6 korrik

Sot fillon numërimi i votave jashtë vendit për zgjedhjet lokale

KQZ nis numërimin e votave për kandidatët në 38 qendra komunale

Policia në kërkim të dy personave, u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim

Kujdes me mesazhet telefonike mashtruese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën