Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në shënimin e Ditës së Informimit për Komunitetet deklaroi se profesionalizmi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe i stafit është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve të vendit.
Derisa tha se po angazhohen bashkarisht që të ndërtojnë një shoqëri dhe një shtet të sigurtë.
“Profesionalizimi i kësaj akademie dhe stafit është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë, që mallërat që kalojnë atje të jenë të kontrolluara. Që kriminelët të identifikohen, të ndëshkohen e të rehabilitohen, që të mbrohet jeta dhe prona e qytetarëve tanë si dhe të menaxhohen rastet emergjente. Bashkë po angazhohemi që të ndërtojmë një shoqëri e shtet të sigurtë, të ngrisim e të forcojmë kapacitetet tona, për të mbrojtur vendin dhe popullin tonë”, tha ai.
Tutje kryeministri theksoi se nga fillimi i mandatit qeverisës janë zhvilluar mbi 1 milionë operacione policore kundër krimit e kontrabandës.
“Nga fillimi i mandatit tonë qeverisës janë zhvilluar mbi 1 mijë operacione policore kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale, 16 laboratore të drogës, janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona”, shtoi Kurti./teve1.info/