Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për gjetjen dhe identifikimin e 11 personave që rezultonin të zhdukur me forcë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Kurti thanë se gjetja e këtyre trupave që u bë në varrezën masive në Bishtazhin, ka thënë se pas 26 vjetësh ankth për familjarët, sot është vështirë të gjendet fjalë.
Kurti ka thënë se plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë e vërteta e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.
“Plagët e hapura të zhdukjeve me dhunë janë e vërteta e krimeve çnjerëzore dhe gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Në këto ditë të rënda nuk është e lehtë të gjenden fjalë ngushëllimi që mund të plotësojnë zbrazëtinë që ka lënë mungesa e tyre. Është e vështirë të gjejmë fjalë mjaftueshëm të fuqishme për të përshkruar forcën dhe durimin e palëkundshëm të familjarëve përgjatë këtyre viteve. Në këto ditë, e çdo ditë tjetër, të përbashkët e kemi dhembjen dhe nderimin për martirët e dëshmorët e kombit në Kosovë. Qëndrojmë bashkë për të mos lejuar harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë”, ka shkruar Kurti.