TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti për takimin me Burns: Mundësi e mirë për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti për takimin me Burns: Mundësi e mirë për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi me Drejtorin e CIA-s, William Burns ishte një mundësi e mirë për të biseduar për shume tema dhe thelluar e avancuar bashkëpunimit strategjik me ShBA-në.

Kurti ka thënë se Kosova dëshiron t’i forcojë e zgjerojë marrëdhëniet e fuqishme bilaterale.

“Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duam t’i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej. Vizita e Drejtorit të CIA-s, diplomatit briliant William Burns, ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se e ka njoftuar Burns me arritjet në Kosovë dhe falënderuar për vizitën historike.

“E njoftova z. Burns me progresin e vendit tonë, të cilin e ruajmë dhe mbrojmë teksa e ngrisim më tej dhe shtojmë. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik. Në tri vitet e fundit, gjersa Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% e buxheti shtetëror për 35%, për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes, i kemi dedikuar 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor. Çlirimi e pavarësia e vendit tonë, mbështetja e përhershme amerikane në aq shumë fusha, ishin e janë gjë e drejtë dhe e duhur që ia ka vlejtur fort për të gjithë. Shpreha edhe përkushtimin e pareshtur drejt vlerave e parimeve të përbashkëta që ndërlidhen me lirinë dhe demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe orientimet e palëkundura drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. E falënderoj Drejtorin e CIA-s, William Burns, për mbështetjen e vazhdueshme dhe këtë vizitë historike në vendin tonë”, ka shkruar Kurti pas takimit të zhvilluar të premten në mëngjes.

Drejtori i CIA-së të enjten ka takuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa para vizitës në Kosovë, ishte në Sarajevë e Beograd.

Tags: Burnskurtitakimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën