tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kurti pas takimit me Ashton: Edhe pas 10 vjetësh përballemi me shumë çështje të njëjta

tëvë1 nga tëvë1
16/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se të premten ka darkuar me ish-përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Kurti tha se kanë diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane dhe rajonale.

Ai ka thënë se pavarësisht  se të dy kanë role të ndryshme, ka thënë se përballen me shumë çështje të njëjta.

“Kam shtruar darkë mbrëmë në periferi të Prishtinës për ish-Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, baroneshën Ashton, me të cilën kam diskutuar për politikën dhe çështjet evropiane e rajonale. Edhe pse rolet tona janë të ndryshme sot në krahasim me 10 vjet më parë, ne përballemi me shumë çështje të njëjta”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Catherine Ashton, ishte udhëheqëse në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, në Prishtinë ku në vitin 2013 u arrit marrëveshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënjeve.

Ashton e cila të premten ka qëndruar në Kosovë  ka thënë se pret përparim në dialog dhe u shpreh se ka nevojë për vendosmëri të përnjëmendtë për të bërë kompromis. Në një konferencë në kryeqytet, Ashton refuzoi të komentonte takimin e fundit të dështuar në dialog mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ajo lavdëroi emisarin aktual të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ndërsa pas takimit të fundit, Kurti pati përmendur para gazetarëve emrin e Ashtonit, teksa kujtoi se ajo ishte ndërmjetësuese në kohën kur qe arritur marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin./teve1.info/

Tags: Ashtonkurtitakimi

Abdixhiku viziton policin e plagosur: Do të kapërcejmë secilën sfidë

24/09/2023

Dita e diel për sukseset e skuadrave shqiptare, Shkëndija mbetet në krye

24/09/2023

Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët urgjentisht të dalin para drejtësisë

24/09/2023

Njësia Speciale hyn brenda manastirit të Banjskës ku ishte ngujuar grupi i armatosur

24/09/2023

Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje

24/09/2023

Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.