TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti nuk konfirmon nëse sonte do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Kurti nuk konfirmon nëse sonte do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka konfirmuar nëse sonte do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e cila u ndërpre një ditë më parë nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Ndërprerja erdhi pasi Kurti kërkoi kohë shtesë për zhvillimin e bisedimeve me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve, me theks të veçantë te zgjedhja e presidentit.

Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti u ka thënë gazetarëve se vendimi për vazhdimin e seancës i takon ekskluzivisht kryesuesit të saj, Avni Deharit, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë komunikim me të.

“Unë jam vetëm kryeministër në detyrë, nuk jam kryesues i seancës konstituive. Seanca konstituive e Kuvendit ka nisur dje dhe kur vazhdon e vendos kryesuesi i seancës. Unë nuk jam takuar sot me të dhe as nuk e kam ndërmend të takohem, sepse kam shumë punë si kryeministër në detyrë. Ju e dini, përveç që duhet të vij në bisedime me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, e duhet të shkruaj letra me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, sepse ai refuzon të takohet me mua, kam shumë punë me të gjithë ministrat dhe me projektet që vazhdojnë. Sepse shteti dhe qeveria nuk do t’ia dijë që ti ke takime e letra zyrtare me krerët e opozitës, e aq më pak mund të merrem me çështje juridike, procedurale që i përkasin kryesuesit të seancës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se vendimi për vazhdimin e seancës do të bëhet i ditur nga kryesuesi i saj gjatë orëve të pasdites.

“Pra, pa dyshim që në këto orë të pasdites do ta kuptoni a do të thirret vazhdimi i seancës dhe kur”, ka përfunduar Kurti.

Ndryshe, sipas një aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë afat deri sonte në mesnatë të përmbyllin procesin e themelimit të Kuvendit, që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore

Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Tentoi t’i ikë patrullës policore, një shofer godet një polic në Zubin Potok

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Bujar Osmani: Po përgatitemi për zgjedhje parlamentare në pranverën e vitit 2027

Rriten rastet me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Një person dërgohet pa shenja jete në QKUK, Policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën