TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në takim me eurodeputetin Aguilar, temë diskutimi liberalizimi i vizave

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti në takim me eurodeputetin Aguilar, temë diskutimi liberalizimi i vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  u takua me eurodeputetin spanjoll nga radhët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), njëherësh kryetarin e Komitetit LIBE për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet e fundit, sistemin e drejtësisë dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit, qeverisja dyvjeçare, reformat në sistemin e drejtësisë, sundimi i ligjit dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjet e deritanishme që Komiteti LIBE i ka dhënë Kosovës për largimin e regjimit të vizave, mbështetje që uron ta marrë edhe në votimin e radhës në këtë komitet, dhe tha se pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit të Bashkimit Evropian pret që së shpejti Parlamenti Evropian të kryej dy votimet e fundit në kuadër të këtij procesi”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, Kurti tha se raporti i BE-së, për vendin i vitit të kaluar ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën.

“Duke folur për dyvjeçarin e qeverisjes, Kryeministri Kurti, krahas vlerësimeve të brendshme, iu referua raporteve ndërkombëtare, përfshirë atë të Bashkimit Evropian, të cilat po dëshmojnë përmirësimet dhe përparimet në rrafshin ekonomik dhe demokratik të vendit. Raporti i BE-së për Vendin i vitit të kaluar ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën. Sipas Projektit të Drejtësisë Botërore (Ëorld Justice Project) Kosova për të dytin vit radhazi, renditet e para në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit, ndërkaq në vitin 2022 u rendit e dyta në botë për nga përmirësimi vjetor. Ndërkohë që javë e kaluar raporti për këtë vit i Freedom House renditi Kosovën të parën në Ballkan, të dytën në Evropë dhe të tretën në botë për nga përmirësimi në të drejtat politike dhe liritë civile, në një kohë që për të 17-tin vit me radhë liritë në nivel global kanë pësuar rënie”, thuhet tutje.

Teksa eurodeputeti Aguilar shprehu mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, si dhe për konkludimin e procesit të liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian, që siç thuhet, qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm e pa viza në zonën Shengen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndryshe në këtë takim, Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe dy këshilltarët e zëvendëskryeministrit të Parë, Fatmir Curri dhe Sebastien Gricourt./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

23 deputetët e PDK-së

PDK nesër mban konferencë për media

“Autoriteti i Kosovës u forcua, po ashtu edhe i UÇK-së” – Spahiu kundër pretendimeve se Specialja e rrënoi atë

“Autoriteti i Kosovës u forcua, po ashtu edhe i UÇK-së” – Spahiu kundër pretendimeve se Specialja e rrënoi atë

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

ARKEP: Nga 1 tetori mund të ndërroni operatorin dhe ta ruani numrin e telefonit

Kurti pranon urime për mandatin e ri nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Ambasada Gjermane

Emisioni “Info Nata” 28.06.2026

Emisioni “Info Nata” 28.06.2026

WhatsApp ndërpret mbështetjen për disa iPhone dhe Android të vjetër

Rrezik për llogaritë WhatsApp, alarm edhe në Shqipëri

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit për ish-krerët e UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën