TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti në Podujevë: Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
​Kurti në Podujevë: Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një tubimi me elektoratin e Vetëvendosjes në Podujevë, ka renditur disa nga arritjet dhe zotimet kryesore të qeverisjes së tij, duke vënë theksin në arsimin parashkollor, zhvillimin ekonomik dhe lehtësirat për bizneset.

Kurti tha se gjatë mandatit të tij katërvjeçar, Qeveria e Kosovës ka ndërtuar, rinovuar ose përshtatur gjithsej 74 çerdhe në mbarë vendin.

“Gjatë këtij mandate katër vjet e nëntë muaj deri më tani, ne i kemi ndërtuar, rinovuar ose përshtatur 74 çerdhe anë e mbanë Kosovës. Dhe ata para neve për 17 vjet – kanë ndërtuar katër çerdhe. As një çerdhe në mandat nuk e kanë ndërtuar, e ne për vetëm një mandat 74 çerdhe. Kjo tregon se për Qeverinë e Kosovës, me mua kryeministër, fëmijët e Kosovës, janë të gjithë fëmijët e Kosovës. Ndërsa, për ata paraprakisht kanë qenë fëmijët e Kosovës, veç fëmijët e tyre”, tha Kurti.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në mandatin e tretë qeveritar do të funksionalizohet Banka Zhvillimore e Kosovës, përmes së cilës do të mbështetet prodhimtaria vendore me 1 miliard euro.

“Të gjithë ato motra e vëllezër që punojnë jashtë vendit e kanë ardhur në vendlindjen e tyre këtu në Podujevë për festat e fund vitit, e sidomos për faktin që sivjet Viti i Ri nis tri ditë më herët, më 28 dhjetor. Viti i Ri nis më herët, por Viti i Ri gjithashtu është viti i mandatit tonë të tretë në të cilin përmes Bankës Zhvillimore do të mbështesim prodhimtarinë me 1 miliard euro. Asnjë ndërmarrës nuk do të ketë më nevojë që për të investuar në prodhim bujqësor, industrial a zejtar ta lë hipotekë tek bankat tokën e vetë stërgjyshore, sepse shteti i Kosovës, do të jetë garanci për ato kredi investive për më shumë prodhimtari në vendin tonë”, tha ai.

Në fjalën e tij, Kurti njoftoi edhe masa lehtësuese për bizneset dhe importuesit, duke theksuar se mbledhja e TVSH-së për mallrat në kufi do të zhvendoset brenda vendit, ndërsa për importin e veturave nga Bashkimi Evropian do të hiqet taksa doganore prej 10 për qind.

“Kjo do të jetë ndihmë e madhe që do ta bëjmë për bizneset e Llapit. Por jo vetëm kaq, që bizneset llapjane të kenë likuditet të shtuar, mbledhjen e TVSH-së për mallra në kufi do të zhvendosim brenda vendit dhe në muajin pasues ashtu siç bjënë bizneset me TVSH-në e brendshme. Ndërkaq, për ata që do të importojnë vetura nga BE, në mandatin tonë të tretë e heqim taksën doganore prej 10 për qind”, deklaroi Kurti.

Në mandatin e ardhshëm, ai tha se nisin me arkat fiskale digjitale, për të hequr barrierën e panevojshme për bizneset, si dhe do jetë fatura elektronike ‘biznes-biznes’, e cila sipas tij, mundëson mbikëqyrjen në kohë reale të detyrimeve të tatimeve mbi vlerën e shtuar si dhe ri-mburësimin automatik të TVSH-së.

Po ashtu , Kurti duke shpalosur programin e partisë së tij para simpatizantëve në Llap, tha se do të ketë transport publik, urban e ndër urban – publik anë e mbanë me biletë të integruar me vetëm 10 euro në muaj për të qarkulluar qytetarët në gjithë vendin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demaku: PDK alternativa më e mirë për qytetarët, LVV fajtorja për bllokadën 9-mujore

Demaku: PDK alternativa më e mirë për qytetarët, LVV fajtorja për bllokadën 9-mujore

Emisioni “Info Nata” 22.12.2025

Emisioni “Info Nata” 22.12.2025

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

Pas njohjes, Bahamas heq vizat për Kosovën – marrëveshja nënshkruhet në Washington

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri e energji të rinovueshme

Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri e energji të rinovueshme

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

​Kurti në Podujevë: Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro

​Kurti në Podujevë: Banka Zhvillimore do të mbështesë prodhimtarinë me 1 miliard euro

Abdixhiku në Suharekë prezanton zotimet e LDK-së për paga, pensione dhe investime

Abdixhiku në Suharekë prezanton zotimet e LDK-së për paga, pensione dhe investime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën