TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti në Pjetërshan: Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kurti në Pjetërshan: Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët

Nga vizita në komunën e Gjilanit, dhe më pas vizitës në komunën e Podujevës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave për Krishtlindje, në fshatin Pjetërshan të komunës së Gjakovës.

Duke iu drejtuar të gjithë të pranishmëve, kryeministri tha se simboli i ndezjes së dritave sonte, tregon që kush shkon pas dritës, pas të vërtetës, nuk mbetet në errësirë sepse kush bën vepra të mira, kush e do të vërtetën gjithmonë del në dritë.

“Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët në vendin tonë dhe kudo në botë. Andaj motra dhe vëllezër, me dashuri, për drejtësi, me paqe le të ecim të gjithë përpara së bashku” u shpreh ai, thuhet në komunikatë.

Ndezja e dritave në këtë fshat tashmë është bërë traditë, i cili ndryshe njihet edhe si “Fshati i dritave”.

Bashkë me kryeministrin Kurti, të pranishëm ishin edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agron Dobruna.

Deklarimi i plotë i kryeministrit:

Atëherë siç e pamë të gjithë para 1 janarit të vitit 2024 e kemi 1 dhjetorin e kemi pra ardhjen e cila është koha e në të cilën ne përgatitemi për Krishtlindje andaj mirë se keni ardhur e mirë se e gjejmë njëri -​ tjetrin e mirë se ju gjej juve këtu në Pjetërshan, motra e vëllezër të dashur.

I nderuari Don Marjan,

Të nderuar besimtarë,

Grazhdi i Betlehemit është i varfër dhe tregon pikërisht atë përulësi pa të cilën nuk ka Krishtlindje. Vetëm ata që e kuptojnë se duhet ndjekur Zotin në vogëlsi dhe jo në madhështi, janë në gjendje ta adhurojnë atë. Krishtlindja është festa e të varfërve, të përulurve, por e lartësuar në Zotin dhe e pasur në Zot. Vjen për të na ndryshuar ne, jo kushtet tona. Por kur të fitojmë përulësi dhe një zemër të mbushur me dashuri, ne do të ndryshojmë gjithçka, gjithë botën, pak nga pak.

Ne mendojmë për të tjerët, për fqinjët tanë, andaj le t’u afrojmë atyre atë që është e bukur në Krishtlindje dhe atë që ne vetë kemi përjetuar, e që është afërsia e Zotit. Le të kemi kohë të takohemi, të vizitojmë, të kuvendojmë, t’u japim tyre kohën tonë që janë vetëm dhe që kanë nevojë për neve.

Simboli i ndezjes së dritave sonte, tregon që kush shkon pas dritës, pas të vërtetës, nuk mbetet në errësirë. Kush bën vepra të mira, kush e do të vërtetën gjithmonë del në dritë. Veprat e mira sjellin paqen dhe të mirën e përbashkët në vendin tonë dhe kudo në botë. Andaj motra dhe vëllezër, me dashuri, për drejtësi, me paqe le të ecim të gjithë përpara së bashku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X