TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Familjes: Politika për të, përshkrimi për qeverisjen tonë

by teve1
1 orë ago
0
A A
Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Familjes: Politika për të, përshkrimi për qeverisjen tonë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar për Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ku lavdëroi hapat që qeveria e udhëhequr prej tij i ka marrë në mbështetje të mijëra familjeve, sipas tij.

Kurti tha se “politika për familjen dhe mirëqenien e saj”, do të ishte përshkrimi i saktë i qeverisjes së tyre në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, pasi tha se familja është trajtuar jo si diçka e ndarë dhe jashtë kontekstit zhvillimor, por në tërësinë e politikave sektoriale dhe në kuadrin e gjerë të vendimmarrjes.

“Për herë të parë në Kosovë kemi nisur me aplikimin e shtesave nga të cilat kanë përfituar mbi 400 mijë fëmijë. Kur e nisëm me 10 e 20 euro, pati tallje e përqeshje për një politikë të këtillë, por vetëm e vetëm që të njëjtit ta fillojnë garën me zotime elektorale numra më të mëdhenj. E sot, çdo familje që plotëson kushtet merr shtesa prej 30 deri në 45 euro, varësisht nga numri i fëmijëve… Ndërkaq zotimi ynë është që në mandatin e plotë që e synojmë edhe një herë, shtesat për fëmijë t’i dyfishojmë në 60 deri në 90 euro. Paralelisht me këtë kemi filluar me shtesat për lehona që kanë përfituar mbi 80 mijë nëna. Njësoj si për fëmijët, edhe këto i kemi gjetur zero. Nisën me 170 euro në muaj, aktualisht janë 325.9 euro, por me synimin që ato t’i ngrisim në 500 euro në muaj”, tha Kurti.

Tutje, Kurti u shpreh se përtej numrave, kjo është politikë zhvillimore me elemente emancipuese shoqërore, pasi tha se në qeverisjen e tij, më shumë se 100 mijë gra kanë hapur për herë të parë xhirollogari me qëllim të pranimit të shtesave për fëmijë.

Ai më tej përmendi edhe subvencionimin e librave shkollorë, subvencionimin e faturave të energjisë dhe grantet e subvencionet në bujqësi nga të cilat u shpreh se kanë përfituar mijëra familje.

“Familjeve ua kemi ulur shpenzimet duke subvencionuar drejtpërdrejtë librat shkollorë dhe materialet shkollore, me më shumë se 400 mijë nxënës përfitues, me një proces i cili i shmang abuzimet dhe keqpërdorimet dhe po ashtu duke punësuar qindra asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta por edhe duke ndarë bursa për studentë… Më shumë se 200 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë në dimrin e vështirë në mes viteve 2022-23. Ndërkaq, në kuadër të programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, më vonë kanë përfituar edhe 90 mijë familje të tjera të kualifikuara. Në bujqësi, mbi 120 mijë përfitues nga subvencionet dhe grantet, janë familje që qeveria i ka dalë në krah”, tha Kurti.

Këtë vit, 15 Maji si Dita Ndërkombëtare e Familjes në Kosovë shënohet me temën “Familjet, pabarazitë dhe mirëqenia e fëmijëve”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Mbyllet për publikun gjykimi për vrasjen në Zllakuqan, dëshmojnë dëshmitarë të mitur

Haxhiu pas takimit me Marta Kos: Kosova në BE është zgjedhje strategjike dhe e qytetarëve

Haxhiu pas takimit me Marta Kos: Kosova në BE është zgjedhje strategjike dhe e qytetarëve

Kurti me paralajmërim për Prokurorinë e Gjykatën para Kos: Ta shohim çfarë do të vendosni për ata që gjakosin zv.ministra

Kurti me paralajmërim për Prokurorinë e Gjykatën para Kos: Ta shohim çfarë do të vendosni për ata që gjakosin zv.ministra

​Nura: Lushtaku s’ka ftesë për intervistim, kur të ketë do t’i përgjigjet pozitivisht

Pesë italianë vdesin gjatë një zhytjeje me skuba në Maldive

Pesë italianë vdesin gjatë një zhytjeje me skuba në Maldive

Kurti me paralajmërim për Prokurorinë e Gjykatën para Kos: Ta shohim çfarë do të vendosni për ata që gjakosin zv.ministra

Kurti me paralajmërim për Prokurorinë e Gjykatën para Kos: Ta shohim çfarë do të vendosni për ata që gjakosin zv.ministra

Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO- Serbi

Shqipëria 3 stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO- Serbi

Hulumtimet tregojnë se cili zakon mund të dyfishojë rrezikun e kapsllëkut

Hulumtimet tregojnë se cili zakon mund të dyfishojë rrezikun e kapsllëkut

Stjuardesa zbulon se çfarë zakoni duhet të shmangin pasagjerët gjatë fluturimeve: Mund të jetë i rrezikshëm

Stjuardesa zbulon se çfarë zakoni duhet të shmangin pasagjerët gjatë fluturimeve: Mund të jetë i rrezikshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën