TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: NATO ndërhyri në Kosovë për të shpëtuar një popull nga shfarosja

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: NATO ndërhyri në Kosovë për të shpëtuar një popull nga shfarosja

Kurti ka theksuar se në Kosovë janë 1 mijë e 600 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Tutje kryeministri ka thënë se 23 vjet pas përfundimit të luftës, Serbia as nuk kërkon falje dhe nuk i pranon krimet e veta në Kosovë

“Sot ende i kemi mbi 1600 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, 12 mijë civil të paarmatosur janë vrarë, mbi 10 përqind të tyre fëmijë dhe ende nuk ka drejtësi për të gjitha këto mizori. 23 vjet pas përfundimit të luftës, fqinji jonë verior as nuk kërkon falje, as nuk do që t’i kuptojë e t’i pranojë përmasat e krimeve të veta në Kosovë. Në vend që të hap arkivat shtetërore që do të mund të ndriçonin fatin e të zhdukurve me dhunë dhe të zbuloheshin ekzekutorët e krimeve, pushtetarët e Serbisë arsyetojnë veprimet gjenocidiale të Millosheviqit dhe fajësojnë NATO-n për bombardimeve. Pas agresionit rus në Ukrainë, së bashku me Rusinë po e keqinterpretojnë edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke aluduar në ngjashmëri të rasteve si përpjekje për ta justifikuar imprealizimin dhe aspiratat e tyre hegjemoniste”, tha Kurti.

Kurti ka theksuar se NATO në Kosovë ka ndërhyrë për arsye e me qëllime humanitare, raporton teve1.info

“ NATO ndërhyri në Kosovë për arsye e me qëllime humanitare, për të shpëtuar një popull nga shfarosja. Ishte ndërhyrje legjitime për shkak se Millosheviqi nuk shprehte gatishmëri për të përmbushur kërkesat dhe detyrimet që buronin nga rezolutat e miratuara në OKB dhe as nuk hiqte dorë nga operacionet ushtarake dhe nga politika e spastrimit etnik në Kosovë “, tha Kurti.

“Ku është NATO, ku e keni NATO-n, ishin disa prej frazave më të përsëritura nga ushtarët dhe policët serb gjatë dëbimit dhe masakrave hakmarrëse të tyre mbi shqiptarët në Kosovë në pranverën e vitit 1999. NATO është këtu në Kosovë për sigurinë tonë, bashkë me vajzat dhe djemtë e FSK-së, të gatshëm për ta mbrojtur sovranitetin e vendit në çdo rrezik a cenim eventual…Sot bartës të asaj trashëgimie politike vazhdojnë ta udhëheqin Serbinë bashkë me synimet e tyre ndaj Kosovës e me lidhjet e tyre me Rusinë. Në këtë pikë Kosova mbetet e lidhur me fort me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, ndërkohë që ka maksimalizuar përpjekjet për anëtarësim në NATO“, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet

Komuna e Vitisë: Rrugët e kalueshme pas reshjeve, kërkohet kujdes i shtuar

Komuna e Vitisë: Rrugët e kalueshme pas reshjeve, kërkohet kujdes i shtuar

Veliu kërkon reformim në degën e Podujevës: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet  do të vazhdojnë

Veliu kërkon reformim në degën e Podujevës: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet  do të vazhdojnë

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

MPB publikon materiale informuese lidhur me zbatimin e ligjit për të huajt

Berisha pritet ti bashkohet Sturmit

Berisha pritet ti bashkohet Sturmit

“Xhaka ka ngritur standardin e Sunderlandit”

Xhaka mungon edhe ndaj Burnleyt

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet

Juventusi nuk heq dorë nga Ardian Ismajli

Goditje për kuqezinjtë, Ismajli në dyshim ndaj Polonisë

Komuna e Vitisë: Rrugët e kalueshme pas reshjeve, kërkohet kujdes i shtuar

Komuna e Vitisë: Rrugët e kalueshme pas reshjeve, kërkohet kujdes i shtuar

Kolo Muani rikthehet tek Juventusi

Juventusi kërkon Kolo Muanin

Llapi forcohet me një mbrojtës perspektiv

Llapi forcohet me një mbrojtës perspektiv

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën