TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti mirëpret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Kurti mirëpret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilin e ka përgëzuar për emërimin në këtë detyrë të rëndësishme diplomatike.

Gjatë takimit, Kurti ka vlerësuar përvojën dhe ekspertizën që ambasadori Rudolph sjell me vete, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të fortë dhe gjithëpërfshirës ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë – një partneritet që përfshin mbështetje politike, ekonomike dhe në fushën e sigurisë.

“Gjermania është një nga partnerët më të qëndrueshëm dhe strategjikë të Kosovës, me mbi 450 milionë euro bashkëpunim financiar dhe mbi 95 milionë euro bashkëpunim teknik në zbatim. Ndër projektet më përfaqësuese është Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i cili po bëhet një qendër rajonale për teknologji të gjelbër dhe zhvillim të aftësive”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Kryeministrit.

Gjatë bisedës, u veçua edhe roli i rëndësishëm i mërgatës kosovare në Gjermani, e cila përbëhet nga mbi 600 mijë qytetarë që shërbejnë si një urë e fuqishme shoqërore dhe ekonomike mes dy vendeve.

“Kryeministri falënderoi ambasadorin për mbështetjen gjermane në fushat e arsimit profesional, integrimit në tregun e punës, shtetit të së drejtës, tranzicionit të gjelbër dhe reformave infrastrukturore, duke theksuar se këto fusha përkojnë me prioritetet e Qeverisë dhe me progresin e bërë në vitet e fundit”, theksohet në komunikatë.

Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në fusha si arsimi profesional, integrimi në tregun e punës, shteti i së drejtës, tranzicioni i gjelbër dhe reformat infrastrukturore fusha këto që siç thuhet përputhen me prioritetet e Qeverisë dhe me progresin e arritur gjatë viteve të fundit.

Në aspektin ekonomik, Kurti ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin dhe për të nxitur rritjen e investimeve gjermane në sektorë kyç si prodhimi, edukimi dual, energjia e ripërtëritshme dhe teknologjia digjitale.

Në përmbyllje të takimit, ai ka shprehur mirënjohje për kontributin e kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it dhe NALT-it, duke theksuar se:

“Gjermania mbetet një faktor kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, përmes pranisë së saj në KFOR dhe mbështetjes në fushën e sigurisë.”/teve1.info/

Tags: albin kurtiGjermaniaKosovaRainer Rudolph
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën