Kryeministri Kurti theksoi progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Ai veçoi investimet e Qeverisë së Kosovës në hekurudha, politikën energjetike 2022-2030 për Kosovën dhe prioritetet e qeverisë për investime në energji të ripërtërishme. /kp/