Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka emëruar Driton Hysenin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Hyseni për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, tha Zyra e Kryeministrit në njoftim.
Hyseni nuk u përfshi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.







