TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në Buxhetin e vitit 2027

by Tëvë1
35 minuta ago
0
A A
Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në Buxhetin e vitit 2027

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mbështetja financiare për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, do të përfshihet në Buxhetin e vitit 2027. Ai ka theksuar se fillimisht do të hartohet strategjia shtetërore për mbështetjen juridike dhe institucionale në procedurat e apelit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë, do të parashihet në Buxhetin e vitit 2027.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, se kur do të ndahen mjetet financiare për këtë çështje, Kurti tha se fillimisht duhet të përcaktohen objektivat, mekanizmat dhe masat e strategjisë shtetërore, në mënyrë që më pas të llogariten kostot e zbatimit të saj.

“Do të bëjmë këtë, dhe natyrisht që aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për katër ish-krerët e UÇK-së. Por ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore, dhe më pastaj kostot; një herë vihet ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat, e më pastaj edhe kostoja e tyre, jo kostoja para mekanizmave e vizionit”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se përmbajtja e strategjisë dhe nevojat financiare duhet të përcaktohen nga grupi punues i themeluar nga Qeveria, duke shtuar se nuk dëshiron të paragjykojë punën që do të bëhet nga ky mekanizëm.

Kurti bëri të ditur se Qeveria ka themeluar grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore, i cili do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas kryeministrit, grupi do të ketë për detyrë të koordinojë mbështetjen juridike dhe institucionale për procedurat e apelit, si dhe veprimet diplomatike që synojnë dokumentimin dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës.

“Me vendimin e Qeverisë dje, themeluam grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e kësaj strategjie, të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zoti Glauk Konjufca. Mandati i tij përfshin mbështetjen juridike dhe institucionale në procedurat e apelit, si dhe bashkërendimin e veprimeve diplomatike për dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës”, tha Kurti.

Ai shtoi se grupi punues do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për të identifikuar nevojat për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, sipas nevojave që do të evidentohen gjatë punës.

Kryeministri bëri të ditur se një pjesë e rëndësishme e punës së grupit do të jetë mbledhja, sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor që lidhet me luftën në Kosovë.

Në këtë kuadër, ai përmendi edhe dokumentet dhe materialet nga proceset e zhvilluara në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, të cilat kanë të bëjnë me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Kurtit, ky dokumentacion do të shërbejë si bazë për mbështetjen e ekipeve mbrojtëse dhe për komunikimin me institucionet dhe opinionin ndërkombëtar.

“Kjo bazë dokumentare do t’i shërbejë mbështetjes së mbrojtjes dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm, të mbështetur në fakte dhe argumente”, u shpreh ai.

Kurti e cilësoi këtë proces si një angazhim gjithëinstitucional dhe mbipartiak, duke theksuar se përgjegjësia për dokumentimin dhe mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës çlirimtare nuk duhet të kufizohet nga mandatet qeverisëse apo dallimet politike.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare e popullit janë trashëgimi e përbashkët dhe përgjegjësia për mbrojtjen e të vërtetës së saj shkon përtej mandateve qeverisëse dhe dallimeve partiake”, deklaroi kryeministri.

Në fund, Kurti bëri të ditur se grupi punues është ngarkuar të përgatisë propozimin fillestar të strategjisë, i cili do të përmbajë masat prioritare, institucionet përgjegjëse dhe afatet për zbatimin e tyre.

Tags: albin kurtiish-kreret e UÇK-sëkuvendiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila priti delegacionin nga Omani, diskutohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe investimet e reja

Kusari-Lila priti delegacionin nga Omani, diskutohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe investimet e reja

Kurti flet për zyrtarët serbë në administratë: 15 kanë ankesa për transferimin, 29 u ndërprenë kontratat

Kurti flet për zyrtarët serbë në administratë: 15 kanë ankesa për transferimin, 29 u ndërprenë kontratat

Kosova pjesë e procesit të vlerësimit nga ENCASIA për sigurinë e aviacionit

Kosova pjesë e procesit të vlerësimit nga ENCASIA për sigurinë e aviacionit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i

Premierliga përshpejton hapat rreth vendimit për Manchester Cityn

Premierliga përshpejton hapat rreth vendimit për Manchester Cityn

Muriqi kritikohet për humbjen e thellë të Fenerbahçes

Muriqi kritikohet për humbjen e thellë të Fenerbahçes

“Mesditë”- 15.10.2026

“Mesditë”- 15.10.2026

Kusari-Lila priti delegacionin nga Omani, diskutohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe investimet e reja

Kusari-Lila priti delegacionin nga Omani, diskutohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe investimet e reja

Kurti flet për zyrtarët serbë në administratë: 15 kanë ankesa për transferimin, 29 u ndërprenë kontratat

Kurti flet për zyrtarët serbë në administratë: 15 kanë ankesa për transferimin, 29 u ndërprenë kontratat

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Rama për “Reuters”: Nuk do të jap dorëheqjen

Kosova pjesë e procesit të vlerësimit nga ENCASIA për sigurinë e aviacionit

Kosova pjesë e procesit të vlerësimit nga ENCASIA për sigurinë e aviacionit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën