TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Masakra e Dubravës, dëshmi e krimit shtetëror të Serbisë

nga tëvë1
22 Maj, 2025
0
A A
Kurti: Masakra e Dubravës, dëshmi e krimit shtetëror të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Masakra e Dubravës është dëshmi e pa mohueshme e krimit shtetëror të Serbisë.

Në shënimin e 26-vjetorit të Masakrës së Dubravës, Kurti tha se ky vend, ky oborr, strukturat ndërtimore të këtij burgu, kjo tokë dhe e tërë hapësira përreth, përbëjnë një nga zonat më të rënduara me përjetime vuajtjesh dhe vdekjesh njerëzore në tërë Kosovën.

“Zbulimi i masakrës së Dubravës, është para së gjithash zbulim i vendeve ku ajo ngjau, i kufomave të viktimave dhe i dëshmive të rrëfyera nga dëshmitarët. Masakra e Dubravës, filloi të zbulohej qysh në ditët e para pas luftës” u shpreh Kurti.

Teksa rikujtoi gjithë kronologjinë e ngjarjes së tmerrshme, kryeministri theksoi se më 24 maj 1999, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë sa ishin grumbulluar në burgun e Dubravës, një u zhduk, politikani dhe profesori Ukshin Hoti, që edhe sot vazhdon të jetë mes të zhdukurve me dhunë; 117 të burgosur u vranë, kurse mbi 300 të tjerë u plagosën, prej tyre rreth 185 rëndë.

“Por zbulimi i Masakrës së Dubravës është zbulim edhe i kryerësve të kësaj masakre, i planifikuesve të skenarëve të saj, i urdhërdhënësve dhe i zbatuesve. Të 117 të vrarët në këtë burg, varret e tyre dhe mungesa e tyre mes nesh, janë dëshmia më e pamohueshme e këtij krimi shtetëror; shumica e të mbijetuarve të kësaj masakre janë gjallë dhe plot prej tyre janë sot këtu bashkë me neve e mes nesh, të cilët kanë dëshmuar dhe që mund të dëshmojnë këtë krim të kryer nga shteti i Serbisë; disa prej tyre kanë botuar libra me dëshmitë e tyre; shumë prej tyre kanë dhënë intervista, dokumente, fotografi, të tjera fotografi satelitore të vendeve të NATO-s po ashtu mund të shtohen si dëshmi të pakontestueshme të kohës për hetimin e skenarëve të këtij kapitulli kriminal të projekteve të Serbisë për spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”, tha Kurti, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ripërsëriti thirrjen e tij që Prokuroria Speciale e Kosovës të fillojë zhvillimin e hetimeve për këtë masakër dhe inicimin e proceseve gjyqësore për të.

“Nuk ka vend më të përshtatshëm për ta bërë ketë thirrje se sa pikërisht vendi ku ne jemi të fortë e të gjallë, por kurrë nuk i harrojmë ata që ishin edhe më të fortë se ne, por nuk janë më të gjallë sepse dora kriminale gjenocidale e Serbisë i pushkatoi në këtë fushë brenda oborrit të burgut. Kriminelët e luftës, të çdo rangu dhe përgjegjësie, duhen hetuar dhe ndjekur penalisht, sepse krimet e luftës nuk vjetrohen, nuk harrohen dhe nuk falen. Asnjëherë, asnjëri prej tyre, në asnjërin rast.” u shpreh kryeministri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një 15-vjeçar dyshohet se ka vdekur në një vetaksident me biçikletë

Kallas thotë se Kosova duhet të formojë institucionet për të përfituar nga BE

Bllokimi i formimit të institucioneve, cili ishte mesazhi i Kallas për partitë politike?

Krasniqi e Abdixhiku kërkojnë heqjen e masave në takim me Kallas

Krasniqi e Abdixhiku kërkojnë heqjen e masave në takim me Kallas

Limaj: Kosova do ta ketë së shpejti shumicën parlamentare

Limaj i bindur se Kosova shpejt do të bëhet me institucione

Një 15-vjeçar dyshohet se ka vdekur në një vetaksident me biçikletë

“Këndi i Debatit” 22.05.2025

“Këndi i Debatit” 22.05.2025

Kallas thotë se Kosova duhet të formojë institucionet për të përfituar nga BE

Bllokimi i formimit të institucioneve, cili ishte mesazhi i Kallas për partitë politike?

Krasniqi e Abdixhiku kërkojnë heqjen e masave në takim me Kallas

Krasniqi e Abdixhiku kërkojnë heqjen e masave në takim me Kallas

Limaj: Kosova do ta ketë së shpejti shumicën parlamentare

Limaj i bindur se Kosova shpejt do të bëhet me institucione

Klerikët serbë dyshohet se mbyllën kishën në Podujevë, kryepeshkopi i Kosovës thotë se s’është në dijeni

Klerikët serbë dyshohet se mbyllën kishën në Podujevë, kryepeshkopi i Kosovës thotë se s’është në dijeni

Nëna rrëfen momentin kur kuptoi se i është vrarë djali në Dubravë

Nëna rrëfen momentin kur kuptoi se i është vrarë djali në Dubravë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X