TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Terroristët e grupit të “Banjskës” shfaqën në Beograd, e ruajnë Vuçiqin

Disa persona me këmisha jeshile, janë shfaqur së fundmi para presidencës serbe në Beograd. Detyra e tyre është ta ruajnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. E nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për Tëvë1, e kanë konfirmuar se disa nga ta, janë pjesëmarrës të sulmit terrorist të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

by Fidan Zejnullahu
10 muaj ago
0 0
A A

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës u hodh në aksion.

Kjo gjeti prova të mjaftueshme, se kush e sulmoi Policinë e Kosovës me 23 shtator të vitit 2023.

Ndër to ishte edhe ky letërnjoftim i Vladimir Vuçetiq.

Ky i fundit përveç pjesëmarrjes në këtë sulm, doli të jetë edhe pjesëtar i organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

E dy vjet më vonë, Vuçetiq me shokë u shfaq sërish.

Por këtë herë duke e ruajtur presidencën serbe, kundër protestave të studentëve.

Se bëhet fjalë për të njëjtin person që është pjesë e aktakuzës se “Banjskës” e thonë edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Por, këta shtojnë se në grupin me këmisha jeshile në Beograd, u panë edhe pjesëtarë të tjerë të grupit terrorist të Banjskës.
“Mund të konfirmojmë, se disa persona ashtu siç kanë raportuar mediet vendore dhe ndërkombëtare janë pjesë e aktakuzës e ngritur nga Prokuroria Speciale, në rastin konkret”, ka thënë zëdhënësja e PSRK, Arbnora Luta.

Por, pse Vuçiq ka angazhuar këto grupe për ta mbrojtur kundër studentëve?
“Sot nuk është çudi që në mesin e njerëzve që mbrojnë Vuçiqin nga studentët, janë nga ai nivel, sepse Vuçiq duket se heziton ta lë vetën në një mbrojtje totale të policisë, prandaj ka angazhuar edhe dirigjuar njerëz të tillë, që siç thuhet kanë veshur edhe uniformën zyrtare që të duken para opinionit së janë pjesëtar të sigurisë, por që në fakt vijnë nga niveli kriminal. Kushdo që thotë se “Banjska” është bërë pa dijeninë e Vuçiq, është naiv”, ka thënë Shaip Kamberi.

E njohësit e ligjit në Kosovë, thonë se presioni ndërkombëtar, është e vetmja mundësi që këta persona të përballën me drejtësinë.
“Vendosja e tyre para drejtësisë, mund të bëhet vetëm me një presion dhe trysni të faktorit ndërkombëtar në drejtim të institucioneve të Serbisë, gjë që kohët e fundit nuk kemi parë, por kemi pasur kërkesa, e fundit ishte e përfaqësuesit të NATO-së, ku i bën thirrje Serbisë që t’i mbaj përgjegjës personat në fjalë për ngjarjet e Banjskës, për çka unë jam pesimist nëse do të vendoset drejtësia nëse të njëjtit do të ballafaqohen me procedura në kuadër të shtetit serb”, ka thënë avokati Ardian Bajraktari.

Ndryshe, krah presidentit serb në “Parkun e Pionerit” në Beograd, i dolën edhe pjesëtar të “Beretave të Kuqe”, të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

“InfoNata” 16.04.2026

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën