TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti, Lajçakut: S’bën të barazohet fjala “komunitet” me “Asociacion”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti, Lajçakut: S’bën të barazohet fjala “komunitet” me “Asociacion”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili dje tha se “ Kosova e ka obligim që menjëherë të fillojë me zbatimin e pjesës së Marrëveshjes që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Kurti tha se nuk bën të barazohet fjala “komunitet me fjalën komunë apo Asociacion”, duke shtuar se nuk janë e njëjta gjë.

“Në pikën 7 të marrëveshjes bazë thuhet “një nivel adekuat i vetmenaxhimit të komunitetit serb”.

Thuhet “komuniteti serb”, jo “komunat”. Komuniteti nuk është kategori territoriale, e komunat janë njësi territoriale, pra nuk është e njëjta gjë. Unë e kuptoj që nuk janë krejtësisht të ndryshme, por nuk janë e njëjta gjë. E kam thënë në kuvend se nga pikëpamja ime, kur themi “komuniteti serb”, atëherë automatikisht shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas KiE-së. Kjo është platforma në të cilin kuptohet edhe angazhohemi për komunitetet”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se nuk i mohon dy marrëveshjet e kaluara, atë të 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit të vitit 2015, por sipas tij, të dy ato marrëveshje janë shumë të cenuara.

“Marrëveshja e parë, është cenuar nga vetë presidenti i Serbisë që i ka dhënë urdhër strukturave serbe për inkuadrim në sistemin e Kosovës e më pas dorëheqje kolektive. Kjo është shkelje e marrëveshjes së 19 prillit 2013. Pra, marrëveshja e vitit 2013 nuk e mohojmë që ekziston, por konstatojmë që është shkelur nga Serbia. Tjetra, marrëveshja e vitit 2015 s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese në 23 nene në të gjithë kapitujt e asaj marrëveshjeje”, tha Kurti./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

​Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Kërkohet paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, i dyshuar për dhunë në familje

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

Gjykimi për krime lufte ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dëshmon Bekim Blakaj

Gjykimi për krime lufte ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dëshmon Bekim Blakaj

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka pranon krizën e Sunderlandit

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova sërish me ndikim te Juventusi

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

​Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milionë euro nga Plani i Rritjes

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Kërkohet paraburgim për drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, i dyshuar për dhunë në familje

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

U.D Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët, me theks te rastet gjatë kujdestarive

Gjykimi për krime lufte ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dëshmon Bekim Blakaj

Gjykimi për krime lufte ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, dëshmon Bekim Blakaj

Gjendet pa shenja jete një person në Graqanicë

Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën