TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Kur nuk ekzistojnë problemet politike, suksesi i përbashkët është i garantuar

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama: Kënaqësi sa herë takohem me Kurtin edhe pse shumë kush nuk e beson

Sipas tij, lënia për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esenacile politike mbanë pezull mosbesimin e ndërsjelltë social.

“Marrëdhëniet mes dy vende tona janë dëshmi se kur nuk eksitojmë problemet e pa zgjidhura politike, suksesi i marrëdhënieve i të gjitha fushave është i garantuar, është gjithashtu dëshmi se bashkëpunimi, integrimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund, lënia për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esenciale politike mbanë pezull mosbesinimin e ndërsjelltë social”, tha Kurti.

Tutje Kurti tha se bashkëpunimi dhe integrimi mes Kosovës dhe Shqipërisë e ka lehtësuar parimin dhe praktikat e njohura të Bashkimit Evropian, duke shtuar se anëtarësimi në BE mbetet synim i përhershëm.

“Bashkëpunimi dhe integrimin brenda kombit dhe ndërmjet dy shteteve tona e ka lehtësuar fakti se veq sa po e zbatojmë në rastin tonë parimin dhe praktikat tashmë të njohuar të Bashkimit Evropian përderisa edhe anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përhershëm dhe drejtues i politikave tona”, tha Kurti.

Tutje Kurti ka folur edhe për marrëveshjet që do të nënshkruhen sot në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, duke thënë se këto marrëveshje do të lehtësojnë jetesën e qytetarëve.

“Të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot kanë për synim lehtësimin e më tëtutjeshëm të jetës së qytetarëve, afrimin dhe rritjen e kompetences njohëse praktike të tyre  si qytetarë”, shtoi ai.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama,

Të nderuara ministre dhe ministra dhe kabinete qeveritare të dy vendeve tona,

Mirësevini në këtë mbledhje të tetë të përbashkët, e cila kësaj radhe po mbahet në Prishtinë.

Në mbledhjen e kaluar patëm thënë se jemi popull optimist dhe se gjithnjë jemi një. Tanimë, duke kaluar nga njëra mbledhje te tjetra, besoj se duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Entuziazmi në rastin tonë është optimizmi i bashkërenduar mes kapaciteteve njerëzore dhe dinamikave ekzekutive. Entuziazmi është po ashtu organizim më i mirë i mundshëm mes imagjinatës dhe racionalitetit.

Sfidat sot, siç e dimë të gjithë, janë të shumta dhe situata politike botërore duket shumë e rënduar. Por, në të njëjtën kohë ne mund ta lexojmë këtë gjendje edhe më mirë, edhe më qartë. Kur problemet shfaqen më haptas, kur orientimet gjeopolitike shfaqen më hapur, jo vetëm në burimet e tyre historike dhe ideologjike, përcaktimi ynë është më i thjeshtë. Besoj se parimi dhe strategjia jonë njësohen kur situata e madhe gjendet e detyruar të deklarojë rreshtimin e vet. Prandaj dhe këto mbledhje qeverish tingëllojnë më të vërteta dhe më efektive se kurrë më parë.

Para pak ditëve festuam çlirimin e Kosovës. Përkujtoj këtu dëshmorët dhe luftëtarët e ardhur nga Republika e Shqipërisë, si dhe mbështetjen e solidaritetin e paparë të vëllezërve e motrave tona për refugjatët shqiptarë nga dëbimi masiv e spastrimi etnik, që po bëhej ndaj tyre. Sot bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona, në kohën e paqes, duhet ta rindezë atë entuziazëm që pati në kohën e luftës për çlirim.

Me këtë rast, më vjen mirë të theksoj se ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë e më intensiv, sa në fushën e përdorimit të burimeve njerëzore aq edhe të atyre natyrore. Sepse, megjithëse për një kohë ka pasur kufij ndarës, të imponuar politikisht, natyra nuk ka ditur asgjë për ta kur i ka shpërndarë burimet e saj zhvillimore në këtë rajon. Ndërkaq, me kotësimin e tij progresiv, ai kufi duhet të na shërbejë si matësi i emancipimit tonë ekzekutiv. Me kotësimin e tij si artificë, përbashkohet karakteri ynë kombëtar me zotërimin e përbashkët të natyrës.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë probleme të pazgjidhura politike, suksesi i marrëdhënieve në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Është gjithashtu dëshmi se bashkëpunimi, integrimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim e jo në fund. Lënia për fund dhe mbajtja pezull e zgjidhjes së problemeve esencialë politikë, mban pezull mosbesimin e ndërsjellë social. Këtu më pëlqen ta kujtojë argumentin bindës të socio-ekonomistit të famshëm izraelito-amerikan, Amitai Etzioni, se besimi social luan rol të madh për suksesin ekonomik, dhe, se, në fund të fundit, aty ku ndërbesimi social është më i madh, edhe kostoja e përgjithshme e transanksioneve ekonomike ndërmjet palëve është gjithnjë më e ulët.

Bashkëpunimin dhe integrimin brenda kombit dhe ndërmjet dy shteteve tona, e ka lehtësuar fakti se veç sa po zbatojmë në rastin tonë parimet dhe praktikat tashmë të njohura të Bashkimit Evropian, përderisa edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synimi ynë i përhershëm dhe drejtues i politikave tona.

Kjo mbledhje e tetë e dy qeverive tona vjen vetëm gjashtë muaj mbas mbledhjes së kaluar në të cilën u nënshkruan 13 marrëveshje ndërqeveritare dhe 8 marrëveshje ndërmjet institucioneve. Jam i kënaqur të njoftoj se brenda këtyre gjashtë muajve janë realizuar dhe janë në zbatim të gjitha ato marrëveshje, përveç njërës, që pritet të hyjë në veprim së shpejti. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve në fusha të ndryshme, ndër të cilat mund të përmendim lehtësimin e marrjes së leje-qëndrimit, njësimi reciprok i diplomave, kalendari i përbashkët kulturor dhe bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë kulturore, të bujqësisë, e të tjera. Po ashtu jemi duke punuar për realizimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në të kaluarën. Nga 127 prej tyre janë zbatuar pa probleme vetëm 75, ose 59 për qind, që është shumë pak krahasuar me 93 për qind të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara para vetëm gjashtë muajsh.

Të gjitha marrëveshjet që do të miratohen sot kanë për synim lehtësimin e mëtejshëm të jetës së qytetarëve, afrimin dhe rritjen e kompetencës njohëse dhe praktike të tyre si qytetarë, duke ndërtuar në radhë të parë infrastrukturën e përbashkët për arritjen e atyre synimeve, qoftë të asaj fizike, qoftë të asaj administrative. Kompetenca njohëse e qytetarit rritet kur rregullat përafrohen deri në njësim dhe kur krijohen trupa të përbashkët administrativë në fushat përkatëse.

Në këtë drejtim po përmend vetëm marrëveshjen për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë me të njëjtat procedura pavarësisht se në të cilën anë të kufirit ata ndodhen ose atë për ngritjen e Grupeve të përbashkëta të Punës për Studimin, Vlerësimin dhe Hartimin e Projekt-Marrëveshjes për Bashkimin Doganor, studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, e të tjera.

Është veti e këtyre mbledhjeve të flasin me gjuhën e rezultateve. Po ashtu është veti e këtyre mbledhjeve të nxjerrin në pah imagjinatën e sektorëve të veprimit. Pritshmëritë tona janë reale. Proceset integruese e përbashkuese të parashikuar në këto marrëveshje janë tashmë të gatshme në praktikat më të mira botërore dhe veçanërisht në ato të Bashkimit Evropian. Ndërkohë na mbetet edhe përcaktimi i shpejtësive të zbatimit të tyre. Ne besojmë se gjashtë muaj më pas do të kemi rezultatet e ardhshme.

Për fund, na duhet harmonizim e bashkërendim më i mirë i politikave dhe veprimeve mes dy vendeve tona, si në çështje rajonale e po ashtu edhe të politikës së jashtme. Është e vërtetë që shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurdoherë. Por, krahasimi ynë me vetveten nuk është matësi më i mirë, sepse ne ishim populli më i shtypur e si rrjedhojë edhe më i pazhvilluari në Evropë. Progresin tonë duhet ta matim duke e krahasuar me atë të vendeve të zhvilluara, në të cilat edhe kanë ikur një pjesë e mirë e popullit tonë. Pra, na duhet një krahasim mes asaj çka aktualisht po bëjmë dhe çka potencialisht mund të arrijmë. E këtu kam përshtypjen që kemi një oqean të tërë të mundësive të pashfrytëzuara.

Nga kjo pikëpamje besoj se duhet të gjykohen edhe marrëdhëniet mes dy shteteve të kombit tonë dhe rolit që kemi secili nga ne. Nga mundësia historike që na është dhënë për të shërbyer në një kohë të shanseve shumë të mëdha. E s’ka dyshim se kjo mundësi historike që na është dhënë, do të jetë edhe gjykim i historisë për NE.

Por, shpresojmë e besojmë për të mirë e për të mbarë.

Ju faleminderit e urdhëroni Kryeministër Edi Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga procesi i rifillimit të numërimit të votave në Mitrovicë

Detaje nga procesi i rifillimit të numërimit të votave në Mitrovicë

Osmani: Pres që sa më shpejt të thirret seanca për votimin e qeverisë

Osmani: Pres që sa më shpejt të thirret seanca për votimin e qeverisë

Osmani: Oficeret gra po sjellin besim dhe llogaridhënie në komunitet

Osmani: Oficeret gra po sjellin besim dhe llogaridhënie në komunitet

Zbulohen produkte kozmetike të padeklaruara në Merdarë, në vlerë gati 2 mijë euro

Zbulohen produkte kozmetike të padeklaruara në Merdarë, në vlerë gati 2 mijë euro

Detaje nga procesi i rifillimit të numërimit të votave në Mitrovicë

Detaje nga procesi i rifillimit të numërimit të votave në Mitrovicë

Osmani: Pres që sa më shpejt të thirret seanca për votimin e qeverisë

Osmani: Pres që sa më shpejt të thirret seanca për votimin e qeverisë

Osmani: Oficeret gra po sjellin besim dhe llogaridhënie në komunitet

Osmani: Oficeret gra po sjellin besim dhe llogaridhënie në komunitet

Zbulohen produkte kozmetike të padeklaruara në Merdarë, në vlerë gati 2 mijë euro

Zbulohen produkte kozmetike të padeklaruara në Merdarë, në vlerë gati 2 mijë euro

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

PDK dorëzon ankesë në PZAP për zgjedhjet në Mitrovicë

Therret me thikë një person në Prishtinë

Përleshje e rëndë në Istog, një person plagoset rëndë me sëpatë

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

Prokuroria konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve: I shkaktuan dëm shtetit rreth 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën