TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kritikon opozitën: Respektimi i rezultateve zgjedhore nuk është nënshtrim

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Kurti kritikon opozitën: Respektimi i rezultateve zgjedhore nuk është nënshtrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku po diskutohet për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Në nisje të fjalës së tij, Kurti theksoi se vendi ka arritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, duke paralajmëruar pasojat e mundshme.

“Sot kemi mbërritur në fund të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Dështimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja, që do të ishin të pestat me radhë brenda 16 muajve. Pra, pothuajse çdo stinë të vitit do të kishim zgjedhje. Zgjedhjet e reja do të frenojnë punën e Qeverisë”, deklaroi Kurti.

Ai hodhi poshtë akuzat se Vetëvendosje shmanget nga përgjegjësia, duke theksuar se partia e tij ka qenë gjithmonë e gatshme për qeverisje.

“Akuzat se VV-ja ikën nga përgjegjësia nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur as në mars të vitit 2021, as në shkurt të këtij viti, asnjë vonesë, asnjë ngurrim dhe asnjë shmangie në marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e matshme dhe e verifikueshme”, u shpreh ai.

Kurti theksoi gjithashtu se ka pasur gatishmëri për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit, duke folur për rëndësinë e kompromisit në demokraci.

“Marrëveshja politike dhe kompromisi mes partive politike për koalicion qeverisës është gjëja më normale në demokraci. Por kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik. Kompromisi nuk është pazar që lidhet për të rehatuar figura politike”, tha ai.

Duke elaboruar më tej, ai shtoi se kompromisi i vërtetë duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore.

“Kompromisi i vërtetë, ai i cili u shërben qytetarëve, ndërtohet mbi dy shtylla të panegociueshme: së pari mbi respektin për rezultatin e zgjedhjeve, pra respektin e vullnetit të qytetarëve dhe peshës politike që ata i kanë dhënë secilit subjekt politik; dhe së dyti mbi përgjegjësinë institucionale dhe demokratike që rrjedh nga angazhimi publik dhe nga fakti se je përfaqësues i zgjedhur i popullit”, deklaroi Kurti.

Ai foli edhe për interpretimin e rezultateve zgjedhore, duke kritikuar opozitën për përdorimin e termit “nënshtrim”.

“Rezultati i zgjedhjeve nuk mjafton vetëm të pranohet; ai duhet të respektohet. Respektimi i rezultatit nuk është nënshtrim, një term i keqpërdorur nga opozita në këtë sallë dhe jashtë saj. Nëse ka një nënshtrim, ai është ndaj verdiktit të qytetarëve, të cilët me votë kanë përcaktuar peshën e secilit subjekt politik”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, keqkuptimi i këtij termi ka ndikuar edhe në mënyrën se si opozita e percepton kompromisin.

“Pikërisht për shkak të keqkuptimit të fjalës ‘nënshtrim’, opozita kompromisin e kupton si nënshtrim të fituesit të zgjedhjeve. Kompromisi është marrëveshje që reflekton realitetin e mandatit zgjedhor, duke u dhënë të tjerëve atë që u takon sipas peshës së tyre elektorale”, përfundoi Kurti.

Tags: albin kurtikuvendisencaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Franca regjistron rreth 9 mijë vdekje gjatë valës së të nxehtit në qershor

Franca regjistron rreth 9 mijë vdekje gjatë valës së të nxehtit në qershor

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Kurti: FSK-së i shtohen 12 oficerë të rinj, do të investojmë edhe 1 miliard euro në ushtri

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën