TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
8 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Kosova dhe Arabia Saudite janë vende partnere

nga tëvë1
2 Maj, 2025
2
A A
Kurti: Kosova dhe Arabia Saudite janë vende partnere

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në hapjen e ekspozitës promovuesë “Urat”, e cila do të jetë e hapur nga data 2 deri më 10 maj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo ekspozitë ofron një pasqyrë të kulturës arabe dhe të trashëgimisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, përmes ekspozitave, objekteve tradicionale dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Suadite ndaj Kosovës, sidomos gjatë periudhave të vështira, duke e cilësuar si dëshmi të miqësisë së fortë e të sinqertë mes dy vendeve. Ai theksoi se sot Kosova dhe Arabia Saudite janë vende partnere, me marrëdhënie dypalëshe që forcohen dhe zgjerohet vazhdimisht në fusha të ndryshme.

“Po punojmë me përkushtim për të afruar më shumë popujt tanë përmes urave të bashkëpunimit në fushat e turizmit, arsimit, ekonomisë dhe kulturës. Gjatë viteve të fundit, mijëra qytetarë nga të dy vendet kanë vizituar njëri-tjetrin për arsye të ndryshme, qoftë për qëllime turizmi, biznesi apo fetare”, u shpreh ai.

Në ekspozitën e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, kryeministri tha se jemi për të njohur e për të avancuar më tej bashkëpunimin tonë dhe gjithashtu kulturën, traditën dhe trashëgiminë e Arabisë Saudite, që po shpaloset edhe me këtë rast, teksa çdo ditë, natyrisht, angazhohemi për të forcuar urat e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Arabisë Saudite.
“Në vitin e kaluar, në frymën e lehtësimit të këtij shkëmbimi dhe afrimit të mëtejshëm, u nënshkrua marrëveshja për fluturime direkte mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, që reflekton nivelin në rritje të bashkëpunimit tonë”, tha kryeministri në detyrë, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas tij, kjo ekspozitë e hapur për herë të parë në Prishtinë, nuk do mund të kishte emër më përfaqësues për traditën arabe në përgjithësi dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite në veçanti, se sa emri i tanishëm, “Urat”.

“Tradita arabe, nëse do të shpreheshim me gjuhën e historianit të madh e arabistit francez të shekullit të kaluar, Fernand Braudel, është ura historike që lidhë antikitetin grek dhe romak me modernitetin global”, tha ai.

Ndërkaq, në kontekstin e vendit tonë, kryeministri Kurti përmendi pasurinë e jashtëzakonshme kulturore, e cila përmes llojllojshmërisë së saj në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, përbën një vlerë universale që është çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme që jetojnë në shtetin tonë.

Në përmbyllje të fjalës, kryeministri falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për organizimin e kësaj ekspozite, e cila, siç tha ai, është një aktivitet i cili na afron më tej me kulturën e Arabisë Saudite.

“Bashkëpunimi i ngushtë me institucione shtetërore, komunitetin fetar, pronarët, artizanët, shoqërinë civile, e në veçanti me shtetet mike të Kosovës, është i një rëndësie të posaçme. Sot, në këtë ekspozitë të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, teksa njoftohemi me vlerat e trashëgimisë kulturore të Mbretërisë së Arabisë Saudite, vlerat e njëri-tjetrit, ne të vërtetë krijojnë ura bashkëpunimi e bashkëveprimi me njëri-tjetrin. Andaj, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për Bashkësinë Islame të Kosovës, që na sjelli këtë ekspozitë si një aktivitet, i cili na afron më tej me kulturën dhe njohjen me Arabisë Saudite”, u shpreh Kurti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Përfundon intervistimi i ministres Rizvanolli nga Prokuroria Speciale, jep detaje avokati i saj

Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë

KHF Samadrexha paralajmëron Federatën e Hendbollit: Nuk dalim në fushë nëse nuk ndërrohen gjyqtarët

KHF Samadrexha paralajmëron Federatën e Hendbollit: Nuk dalim në fushë nëse nuk ndërrohen gjyqtarët

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Kamberi reagon ndaj sulmit të figurës së “Komandat Lleshit” në Bujanoc

Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës

Ancelotti: Barcelona e meritoi titullin e La Ligës

Salah e fton De Bruynen t’i bashkohet Liverpoolit

Salah e fton De Bruynen t’i bashkohet Liverpoolit

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsa më e madhe elektorale në 34 vite

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Fanatik: Galatasaray ofron 6 milionë euro për Xhakën

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X