tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Kurti: Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën

tëvë1 nga tëvë1
15/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, sot u organizua një pritje për të shënuar shpërblimin me çmim vjetor nga Bashkimi Evropian për integrimin e komuniteteve rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ku krahas Organizatës për Stabilitet Socio-Ekonomik që gjithashtu ishte shpërblyer nga BE-ja për punë me komunitet, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ambasadorë të akredituar, deputeti nga radhët e komunitetit jo shumicë Erxhan Galushi, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e drejtues të organizatave të shoqërisë civile.

“Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën, por ne i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë. Jemi të përkushtuar që së bashku me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë do t’i tejkalojmë këto sfida për realizimin e plotë të të drejtave të komuniteteve. Në veçanti, jam i lumtur për Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali, të cilën qeveria jonë e miratoi vitin e kaluar. Falë punës së përkushtuar të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ka më shumë gjasa të realizohet kjo Strategji për shkak të ndarjes së buxhetit për të gjitha aktivitetet – gjë që nuk është bërë deri më tani”, tha Kurti, njoftohet përmes komunikatës zyrtare.

Kryeministri tha me këtë rast se në këtë iniciativë të qeverisë, fokus të veçantë i është kushtuar gjuhës kundër urrejtjes dhe diskriminimit, dhe me hapjen e platformës për të raportuar diskriminimin kanë dëshmuar përkushtimin e qeverisë për monitorimin e rasteve të diskriminimit dhe zgjidhjen e tyre.

Po ashtu, kryeministri tha se këtë vit kanë ndarë edhe bursa për nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 200 mijë euro për qendrat arsimore ku mësojnë fëmijët e këtyre komuniteteve.

Duke theksuar punësimin si një prej sfidave kryesore, për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, Kurti tha se për këtë është krijuar ekipi ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe se i është mirënjohës drejtorit Habit Hajredinit dhe ekipit të tij për funksionalizimin e këtij mekanizmi.

“Ne kemi shënuar suksese me numrin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve që kanë përfituar nga trajnimi në Qendrat e Trajnimit Profesional; vitin e kaluar 104 romë, ashkali dhe egjiptianë përfituan nga ky trajnim – një rritje nga vetëm 34 një vit më parë. Po ashtu jemi të lumtur krahas raundin paraprak të rekrutimit kur vetëm një pjesëtar i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është pranuar si polic, prej rekrutimit të fundit kemi progres, me 3 gra dhe 6 burra nga këto komunitete”, shtoi kryeministri Kurti.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini, në fund të muajit të kaluar u shpërblye me çmim nga Komisioni Evropian për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Ky është çmimi i parë që i kushtohet një zyrtari të lartë si nëpunës civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Hajredini koordinon punën e qeverisë për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë. Disa prej angazhimeve të viteve të fundit përfshijnë kontributin e tij në hartimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Romëve dhe Ashkalive, krijimin e platformës për raportimin e diskriminimit ndaj romëve dhe hapjen e mini-bibliotekës në gjuhën rome që u inauguruar nga Kurti muajin e kaluar.

Të ngjashëm

LAJMET

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
LAJMET

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
LAJMET

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

01/06/2023
LAJMET

Lajçak deklarohet për takimin me Kurtin në Bratislavë

01/06/2023
LAJMET

Në shënim të 1 Qershorit, Kurti mori pjesë në diskutim të hapur me nxënës

01/06/2023

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimin me me presidentin Francës, Emanuel Macron, e kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz...

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023
0

Situata në Mitrovicë të Veriut vazhdon të jetë e qetë. Në një lidhje direkte në "Ditari" në Tëvë 1, gazetari...

Presidentja Osmani po zhvillon takim me Scholz e Macron

01/06/2023
0

Disa orë më herët sesa ishte parashikuar, ka filluar takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me kancelarin e Gjermanisë,...

Foto ilustruese

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

01/06/2023
0

Pas situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.