TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Selimi kritikon qeverinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka kërkuar Dhomave të Specializuara në Hagë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se ata duhet ta mbrojnë në liri luftën çlirimtare. Ndërkohë, ish-ministri Petrit Selimi e ka quajtur të pajustifikueshme mbajtjen e tyre të gjatë në paraburgim dhe ka kritikuar qeverinë për mungesë angazhimi në mbrojtjen e tyre.

by Shpat Blakcori
4 muaj ago
1 0
A A

Në publik, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qenë i rezervuar në deklaratat e tij për Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen për krime lufte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por gjatë së mërkurës, Kurti publikoi një shkrim të gjatë në rrjetin social Facebook, ku i kishte kërkuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se për këtë çështje kishte punuar për një kohë të gjatë, por në heshtje.

“E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigjja e znj. Trendafilova, pas dy javësh që mori letrën nga unë, nuk ndryshoi asgjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje,” deklaroi Kurti.

I shqetësuar me procesin gjyqësor në Hagë është shprehur edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Ai thotë se është e pashpjegueshme se si ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët kanë qëndruar kaq gjatë në paraburgim, ndonëse disa shtete perëndimore kanë ofruar garanci për ta.

“Kanë kaluar pesë vjet që kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në dhomat e paraburgimit në Hagë. Presidenti Thaçi ishte në aeroplan, duke udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me presidentin Trump, kur iu shpall aktakuza. Shumë njerëz, me të drejtë, mbetën të befasuar dhe kjo i shtyu të mendojnë se ky proces ka prapavijë politike. Përveç kësaj, është e pakuptueshme se pse ata janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim, pavarësisht që disa shtete perëndimore kanë dhënë garanci për ta. Për më tepër, ata kanë qëndruar të mbyllur për gati tri vite pa filluar procesi gjyqësor ndaj tyre. Mbajtja kaq e gjatë në paraburgim përbën shkelje të të drejtave të njeriut. Gjykata Speciale është themeluar si kompromis ndaj administratës amerikane, e cila kishte insistuar që të krijohej një gjykatë, përndryshe ajo do të themelohej nga Kombet e Bashkuara. Kosova e respektoi atë marrëveshje. Fillimisht, akuzat ishin për trafikim organesh në të ashtuquajturën ‘shtëpi të verdhë’ në Shqipëri, por në fund doli diçka krejt tjetër,” tha Selimi.

Tutje, ai shtoi se shteti i Kosovës ka bërë shumë pak për t’i dalë në mbrojtje ish-krerëve të UÇK-së.

“Shteti i Kosovës, mund të thuhet, ka bërë shumë pak — de facto e ka degraduar mbrojtjen e presidentit Thaçi dhe të të akuzuarve të tjerë. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për mbrojtjen dhe mbulimin e shpenzimeve, por më pas këto shpenzime u kufizuan tej mase me një akt rregullativ nga ministrja e Drejtësisë, nga radhët e Vetëvendosjes. Edhe sot e kësaj dite, qeveria deklaron se ka paguar rreth 30 milionë euro për këtë proces. Por duke pasur parasysh se procesi ka zgjatur pesë vjet dhe ka përfshirë rreth dhjetë të akuzuar, atëherë mesatarja e pagesës për një vit del të jetë diku ndërmjet 600 deri në 700 mijë dollarë. Nëse e krahasojmë me Kroacinë, e cila ka paguar mbi 40 milionë dollarë për mbrojtjen e gjeneralit të saj, Gotovina, i cili në fund u lirua, del se Kosova është kujdesur shumë më pak për gjeneralët e vet. Natyrisht, një mbrojtje e vërtetë kushton shumë, por jo aq sa pretendon kjo qeveri,” deklaroi Selimi.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon Ambasadorin e Malit të Zi, flasin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Kurti takon Ambasadorin e Malit të Zi, flasin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shtrenjtimi i rrymës, ZRrE tregon se kur pritet ta marr vendimin

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Kurti takon Ambasadorin e Malit të Zi, flasin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Kurti takon Ambasadorin e Malit të Zi, flasin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Ulja e temperaturave, Qeveria thirrje për kursim të energjisë

Shtrenjtimi i rrymës, ZRrE tregon se kur pritet ta marr vendimin

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Gazetarja nga Ukraina: Jemi një grup që po e promovojmë Kosovën si vend të sigurt për të jetuar

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Defekt kritik në raketë? NASA shtyn sërish misionin historik Artemis II?

Defekt kritik në raketë? NASA shtyn sërish misionin historik Artemis II?

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti në Ferizaj

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 3 vite burg për grabitje në Drenas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën