TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Kemi nevojë për një raport të ri Qeveri-opozitë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Fillimisht për marrëveshjet ndërkombëtare, e më pas për zgjedhjen e Presidentit. Për këto dy tema, që në fillim të mandatit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha sot se do t’u duhet një bashkëpunim me opozitën. Për një gjë të tillë, ai tha se janë të gatshëm.

by Florijeta Dernjani
7 muaj ago
1 0
A A

Muaji shkurt parashihet të jetë koha kur Kosova do t’i ketë funksionale institucionet e veta.

Të paktën kështu edhe shprehur i pari i partisë fituese në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albin Kurti.

Sipas tij, nga ana e Vetëvendosjes ka gatishmëri për bashkëpunim edhe me opozitën.

“Ne populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, që është përgjegjësi e lartë për neve. Për formimin e qeverisë nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave kur nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te rizgjedhja e presidentes apo zgjedhja e presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Por, nga ana jonë gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do ta shohim se a ka gatishmëri e interesim edhe nga opozita”, deklaroi ai.

Sa i përket manipulimeve me vota që solli në pah procesi i rinumërimit, Kurti tha se secili që ka manipuluar vota duhet të përballet me ligjin.

“Ekzistojnë proceset e sistemit të drejtësisë dhe ne jemi të hapur për të gjitha hetimet që do të zhvillohen. Është e rëndësishme të theksohet që nuk ka amnisti për asnjë keqbërës, për këdo i cili ka manipuluar gjatë evidentimit apo numërimit dhe hetimet le të shkojnë deri në fund”.

E atëherë kur edhe ta fillon mandatin e tij të tretë, Kurti tha se në kaudër të anëtarësimit të Kosovës në Bordin e Paqes, shteti do të jetë i gatshëm të kontribuojë kudo që ka nevojë.

“Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë, ne dëshirojmë që të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet tona edhe në paraqet në vende të ndryshme të botës. Sa i përket Gazës, ju e dini që ne i kemi ndarë gjysmë milioni euro si qeveri dhe ky është një proces i cili do të vazhdojë edhe në vijim”, deklaroi Kurti.

Kurti në këtë deklarim për media, foli edhe për kompaninë e cila pretendon se prodhon dronë ushtarak, por që në fakt nuk ka leje nga Ministria e Mbrojtjes.

Këtë kompani, e kishte vizituar vet kryeministri në detyrë para disa muajve.

“Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mbanë Kosovës gjatë këtij katërvjeçari. Nuk mund të them që mund t’i di të gjitha hollësitë e secilës kompani. Mirëpo, natyrisht që unë jam i hapur që t’i dëgjoj edhe kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është prezantuar”, tha ai.

Pretendimet e kësaj kompanie për prodhim dronësh, ka ngjallur reagime të shumta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën