TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti këmbëngul për Haxhiun – analistët thonë se ai duhet të shkojë më tej

Edhe të hënën, thirrje bëri për votimin e fshehtë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi nga partitë opozitare që të provohet me vota të fshehta kandidatja Albulena Haxhiu për krye-parlamentare.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
0 0
A A

“Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë e partive opozitare kundër votimit të fshehtë, kur dihet që më 9 shkurt qytetarët e Kosovës kanë votuar me votë të fshehtë, të lirë e demokratike dhe e kanë bërë VV-në fituese”, ka thënë Kurti.

Edhe njëherë e përsëriti këtë kërkesë për partitë opozitare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po këmbëngulë që me patjetër të provohet emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.

“I pari është ai që t’i delegojnë përfaqësuesit partitë politike dhe me atë rast nëse nuk e duan votimin e fshehtë, ta rrëzojmë atë komision me votë, sepse pa votë nuk rrëzohet, me bojkot nuk shkohet përpara. E dyta, le ta provojmë votimin e fshehtë, o fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër”, ka thënë tutje Kurti.

Sipas profesorit universitar, Dorajet Imeri këto qëndrime nuk po lëvizin sepse partitë nuk po i besojnë më njëra tjetrës.

“Dështimi nuk është për shkak të emrave të përveçëm ose sjelljeve politike, por për shkak të humbjes së besimit reciprok në mes partive dhe kjo është edhe më e dëmshme sesa votimi ose mos-votimi i një emri të kandidatit të përvecëm. Unë konsideroj se kryeministri Kurti, përkatësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje duhet të shkoj një hap më tej dhe kjo besoj që është në të mirën edhe të subjektit të tij politik sikundër edhe të gjithë skenës politike të Kosovës”, ka thënë Imeri.

Për profesorin Avdi Smajljaj, sjelljet e partive politike në vend janë shenja që mund të pamundësojnë qeverisjen në të ardhmen.

“Zgjidhja e vetme duket që është që njëra palë të lëshoj pe, mirëpo siç duket të dyja palët janë barrikaduar në qëndrime e tyre, po e shohin vendimin e Gjykatës Kushtetues ashtu siç atyre po iu konvenon jo siç ai aktualisht është dhe kjo tregon se të dyja palët janë duke e luajtur rolin e vet në këtë bllokadë dhe në këtë krizë institucionale normalisht përgjegjësinë më të madhe e kanë ata që kanë numra më shumë në Kuvend por përgjegjësia është e të gjithëve dhe barrikadimi  i të dyja palëve në këto qëndrime të pathyeshme nuk e çon vendin askund tjetër përveç një themelimi dhe zgjerimi të krizës që aktualisht është duke ekzistuar”, Smajljaj

Të martën është tentimi i radhës i deputetëve për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tridhjetë objekte në lagjen “Arbëria” do të kyçen në ngrohtoren e kryeqytetit

Rama pas miratimit të buxhetit: Investimet që e çojnë Prishtinën përpara

Lista Serbe nuk e duron himnin e Kosovës, lëshon seancën

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale

Hyn në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s

Hyn në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Klinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën