TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti fton në takim ambasadorët për dinarin

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Kurti fton në takim ambasadorët për dinarin

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën e ka filluar me një takim me të gjithë ambasadorët e vendeve të akredituara në Kosovë. Këtë takim, i pari i Qeverisë e ka ftuar për të diskutuar rreth rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb. Pas këtij takimi foli ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, ku përsëriti kërkesën e SHBA-së për shtyrje të këtij vendimi.

Veturat e tyre po qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës.

E të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë i bëri bashkë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Për të folur për këtë temë, diplomatët u ftuan prej shefit të ekzekutivit, Albin Kurti.

E për çështjen e dinarit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier thirri konferencë për media pas takimit.

Ai përsëriti kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyrje të këtij vendimi.

“Unë po e lë Qeverinë të rikonsederojë se si do të implementojë këtë Rregullore. Unë mund të them që kërkesë e SHBA-së është që kjo të shtyhet. Ka shumë punë për t’u bërë deri në implementimin e saj. Qeveria ka folur për një periudhë transicioni dhe ne shpresojmë që ky transicion t’i marrë parasysh shqetësimet për këtë çështje. Ne besojmë që Qeveria do të jetë partner i joni në këtë çështje. Nëse ajo vendos ndryshe atëherë kjo do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”, u shpreh Hovenier.

Për takimin e së hënës, Zyra e Kryeministrit njoftoi përmes komunikatës.

Për çështjen e dinarit foli edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën javore.

Sipas tij, këto veprime nuk po kontribuojnë në de-eskalim të situatës dhe mund të kenë ndikim negativ te njerëzit.

“Këta hapa janë shqetësues sepse nuk po kontribuojnë në përmirësimin e situatës, zakonisht nuk janë të koordinuar, janë të njëanshëm ose ndërmerren pa një nivel të nevojshëm konsultimi paraprak për të parandaluar ndikimin negativ që mund ta kenë te njerëzit. Prandaj është e rëndësishme të kthehen në dialog”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Ai më tej tregoi që aktualisht nuk ka takim të caktuar në nivelin e lartë në Bruksel, por janë duke punuar në këtë drejtim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

E hëna me diell, temperaturat shënojnë ngritje

“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Mbrojtja kërkon lirimin e Hashim Thaçit

Studentët shqiptarë protestojnë të hënën në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup, kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

Kurti sot takon Abdixihkun për çështjen e presidentit

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

E hëna me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën