tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

tëvë1 nga tëvë1
02/06/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet të ketë sundim të ligjit në atë pjesë.

Kurti theksoi se turmat e dhunshme së pari duhet të përballen me drejtësi, e pastaj të krijohen kushte për zgjedhje demokratike, përcjell teve1.info

“Nuk e kontestoj domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në një moment, por paraprakisht duhet të kemi sundimin e ligjit në vend, dhe ekstremistët e dhunshëm, këto turma që morën pjesë, duhet së pari të përballen me drejtësi dhe pastaj të krijohen parakushte për fushatë të ndershme, kampanjë të hapur dhe zgjedhje demokratike”, deklaroi ai në një intervistë për NBC news.

Teksa për të depërshkallëzuar situatën, Kurti tha se “ekstremistët” duhet ose të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë.

“Për depërshkallëzim ne duhet që këto turma të dhunshme, këta ekstremistë ose të kthehen në Serbi, sepse nga aty erdhën fillimisht, ose të arrestohen në Kosovë. E pastaj zgjedhje të parakohshme sigurisht… dhe në të njëjtën kohë ne kemi nevojë që Bashkimi Evropian të jetë aktiv në dialog”, u shpreh kryeministri Kurti.

Kreu i Ekzekutivit shtoi se për t’i inkurajuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhje duhet “ta ndalojmë Beogradin që mos t’i ngacmojë ata”. /Teve1.info/

Gjenden mbetje mortore në Bishtazhin, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë

04/10/2023

Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak, po kontrollohen në detaje

04/10/2023

Prokuroria ngrit aktakuzë për dhunim seksual gjatë luftës

04/10/2023

Tjetër largim nga Kosova, edhe Berisha kalon te Shqipëria

04/10/2023

Hovenier: SHBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

04/10/2023

Ndryshojnë linjat e Trafikut Urban

04/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.