Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti njëherit kryeministër në detyrë, pritet të takohet sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi siç ka mësuar Tëvë1, pritet të mbahet nga ora 18:00.
Nga LVV dhe LDK kanë thënë se i kanë propozimet për president.
Ndërsa, në takimin e fundit të zhvilluar nga Kurti dhe Abdixhiku më 18 gusht, u tha se pas diskutimeve të brendshme në takimin e radhës do të propozohen emrat konkret për presidentin konsensual.








