TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale me Shqipërinë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Rama: Me Qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se për dy vjet e gjysmë 58 marrëveshje bilaterale në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar.

Ai tha se këtu qëllimi është më shumë përfitim për qytetarët dhe ekonominë.

“Dy republika, një komb. Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale, me një qëllim: më shumë përfitime për qytetarët, më shumë për ekonominë. Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar mundësuam lëvizje e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime të veçanta. Kurse për të gjithë, mundësuam kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare. Aktualisht jemi afër jetësimit të kalimit të lirë e pa kontrolle çdo ditë të vitit”.

Kurti ka thënë se krahas lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin, lehtësuam edhe qëndrim te njëri dhe tjetri shtet, sepse thjeshtuam procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, me afat 5 vjeçar.

Tutje ai tha se kanë hequr edhe detyrimin për apostilim të dokumenteve administrative.

“Me dy zyra doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det. Aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Kjo u ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneseve tona që tashmë kanë kursyer nëntë milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit.

Sivjet shkëmbimet tona tregtare janë më të lartat ndonjëherë, teksa ka edhe tre muaj tjerë deri në përfundim të vitit financiar. Investimet e Shqipërisë në Kosovë gjithashtu janë më të lartat ndonjëherë. Në vitin 2019, ato ishin vetëm 15.2 milion euro, kurse në vitin 2022, u pesëfishuan duke arritur vlerë 79.7 milionë euro”.

Tutje ai tha se kemi nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, që është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kombëtar. Ajo do ta lidhë Kosovën me korridoret, që kalojnë pranë nesh, por nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona. Ndërkohë që krahas unifikimit të abetares për nxënësit e klasës së parë, njësuam edhe procedurat për aplikim dhe regjistrim të studentëve në universitete, si dhe nisëm punën madhore për Enciklopedinë Shqiptare”.

Në fund ai tha se “shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

APK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

LIVE: PËRPJEKJA E 46-të PËR KONSTITUIMIN E KUVENDIT – 13.07.2025

Prishtina e Re nis përgatitjet në Bullgari

Prishtina e Re nis përgatitjet në Bullgari

Xhaka në formacionin e vitit në Bundesligë

Xhaka po monitorohet edhe nga Interi

Dy gjigantët evropianë po monitorojnë situatën e Ibrahima Konates

Konate kërkon kalimin te Real Madridi

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Chelsea – PSG, finalja e Botërorit

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike, arrestohet një person

Arrestohet një person në Matiqan, i gjenden armë dhe marihuanë në shtëpi

Arrestohen katër persona në Ferizaj pasi dyshohet se u rrahën mes vete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X