TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti dhe Walker bisedojnë për rëndësinë e librit të tij për masakrën e Reçakut

nga tëvë1
6 muaj më parë
2
A A
Kurti dhe Walker bisedojnë për rëndësinë e librit të tij për masakrën e Reçakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, për të diskutuar një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe tragjike të historisë moderne të Kosovës: Masakrën e Reçakut dhe dëshminë e paçmueshme të Ambasadorit Walker për këto ngjarje.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për angazhimin e Ambasadorit Walker në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë, si dhe për kontributin e tij në përkujdesjen dhe promovimin e ndihmës ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Theksoi rolin domethënës dhe proaktiv të Qeverisë së Kosovës në përpjekjet për ta bërë të mundur botimin e librit të memoarëve të Ambasadorit Ëalker, i cili dokumenton ngjarjet e tmerrshme të Masakrës së Reçakut.

“Kryeministri Kurti shtoi se ky libër dhe këto dëshmi të Ambasadorit Walker do të shërbejnë si një mjet për promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe për forcimin e narrativës ndërkombëtare që vendi ynë ka përjetuar gjenocid nga ana e shtetit të Serbisë. Vepra si ky libër na ndihmojnë të ruajmë kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme si masakra e Reçakut”, thuhet në komunikatë.

Në vijim, u vlerësua angazhimi i Qeverisë për realizimin e këtij projekti gjersa më 11 janar 2023, Qeveria kishte miratuar vendimin për financimin e hulumtimit, shkrimit, editimit, përkthimit, shtypit dhe promovimit të librit të Ambasadorit Ëalker, me një mbështetje financiare prej 70,000 eurove për këtë iniciativë të rëndësishme. Ky financim do të sigurojë që ky libër të arrijë deri te audienca më të gjera dhe të kontribuojë në edukimin e brezave të rinj për historinë e Kosovës dhe luftën e saj për liri.

Ky libër pasqyron perspektivën e Ambasadorit Ëalker si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së dhe është një pasqyrë e vërtetë dhe e pazëvendësueshme e ngjarjeve që ndodhën më 15 janar 1999 në fshatin Reçak. Ai është një akt i rëndësishëm që kontribuon në dokumentimin dhe shpërndarjen e dëshmive autentike për krimet e kryera nga regjimi i Serbisë në Kosovë, duke çuar përpara njohjen ndërkombëtare të gjenocidit që ka ndodhur në vendin tonë gjatë periudhës së luftës. Libri kujton viktimat e masakrës së Reçakut dhe nderon të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Pavarësisht 26 viteve të kaluara, Qeveria e Kosovës dhe populli ynë mbeten të angazhuar për të siguruar që e vërteta të mos harrohet kurrë dhe që përgjegjësit për gjenocidin të përballen me drejtësinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Arrestohet një 26-vjeçar për armëmbajtje pa leje – Policia gjen pistoletë dhe 28 fishekë

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Smajljaj: Kundërshtimi i vendimit të Supremes rrezikon institucionalizimin e Kosovës

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

I pandehuri Valon Aliu hedh akuza mbi psikiatrin në gjykimin për vrasjen e gruas, Erona Cokli

Reagon më në fund FC Drita, por i del në mbrojtje drejtorit që rrahu kryetarin e tifozëve

Drita skuadra e parë kosovare që siguron kualifikimin në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Kosova U20 kualifikohet në çerekfinale të Evropianit të basketbollit

Prishtina dënohet me 1200 euro, shkak hedhja e mjeteve ndezëse nga “Plisat”

Prishtina nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Sheriffit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Pozhari: Limaj hyn në qeveri, heq dorë nga kryeparlamentari – ndryshim drastik i qëndrimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 15.07.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X