Pjesë e këtij takimi ishin edhe oficerë të tjerë të lartë të KFOR-it e të karabinierëve italianë.
Në komunikatën e Qeverisë, thuhet se u diskutu për largimin e 16 barrikadave në veri.
“Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes dhe sigurisë, ishin në qendër të këtij takimi. Në veçanti u trajtua largimi i suksesshëm i të 16 barrikadave të cilat po shkelnin rendin e ligjin dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në katër komunat në veri të Ibrit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Njëherit, në komunikatë bëhet e ditur se Kurti dhe Ristuccia, u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe rendit publik në Kosovë.
Teksa, në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023./teve1.info/.