Aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, po vazhdojnë të kërkojnë shtyrje të vendimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për largimin nga tregu të dinarit serb.
Për këtë, edhe njëherë kryeministri Albin Kurti thotë se për një muaj do të ketë informim të serbëve rreth kësaj çështjeje.
Kurti thotë se me këtë rregullore BQK-ja nuk e ndalon dinarin, por nuk e lejon atë si mjet pagese.
Nga ana tjetër, kryeparlamentari Glauk Konjufca, nuk beson se do të ketë lëkundje të relacioneve në mes Kosovës dhe shteteve mike të saj pas këtij vendimi.
Konjufca thotë se shteti i Kosovës kurrë nuk i merr vendimet në mënyrë të njëanshme ashtu siç po pretendohet.
Nga ky vendim, Konjufca nuk pret që të ketë masa të reja kundër Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë që Bashkimi Evropian, por dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa herë e kanë përsëritë kërkesën për shtyrje të vendimit të BQK-së për dinarin serb./teve1