Në konferencën e përbashkët për media, Kurti i ka kërkuar Stoltenbergut anëtarësimin e Kosovës në aleancën veriatlantike.
Kurti një gjë të tillë e ka përsëritur edhe përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se anëtarësimin e Kosovës në NATO e ka prioritet.
“Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Anëtarësimi në NATO është prioritet i yni. Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e vendit tonë, për çfarë shpreha mirënjohjen tonë të thellë”, ka shkruar Kurti. /teve1.info/