TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuqezinjtë në pritje të kundërshtarëve të “Euro 2024”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shqipëria në avantazh pas pjesës së parë

Shqipëria për herë të dytë do të paraqitet në Evropian. Debutoi në “Euro 2016”, ndërsa në shortin për atë kampionat ishte në vazon e katërt.

Tani është në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë. Pra këto përfaqësuese nuk do t’i ketë rivale verën e ardhshme në Gjermani. Në grup do të ketë një përfaqësuese nga vazoja e parë, një nga vazoja e tretë dhe një nga vazoja e katërt.

Shqipëria është në vazon e dytë pasi fitoi grupin kualifikues. Në Grupin E la prapa Çekinë, Poloninë, Moldavinë e Ishujt Faroe. Derisa Çekia është kualifikuar nga pozita e dytë në grup, Polonia kërkon biletën për Evropian përmes plejofit. Plejofi do të përcaktojë tri përfaqësueset e fundit të Evropianit.

Ndeshjet e plejofit zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa në garë për tri bileta janë 12 përfaqësuese.

Në Grupin A të plejofit në gjysmëfinale takohen Uellsi me Finlandën dhe Polonia me Estoninë. Në Grupin B, Bosnjë-Hercegovina takohet me Ukrainën, ndërsa gjysmëfinalja tjetër është Izrael – Islandë. Në Grupin C gjysmëfinalet janë Gjeorgjia – Luksemburgu, Greqia – Kazakistani. Fituesit e gjysmëfinaleve takohen në finale, ndërsa fituesit e finaleve shkojnë në Evropian. Në plejof janë përfaqësueset më të mira të edicionit të kaluar të Ligës së Kombeve e që nuk janë kualifikuar në Evropian përmes kualifikimeve të rregullta.

Secila prej përfaqësueseve të vazos së parë do të ishte kundërshtare interesante për kuqezinjtë. Nga vazoja e tretë përfaqësueset më interesante janë ato të Kroacisë dhe Holandës. Në vazon e tretë janë edhe Skocia, Sllovenia, Sllovakia e Çekia.

Tri përfaqësueset që tashmë janë në vazon e katërt do të ishin kundërshtaret më interesante të Shqipërisë. Italia është kampione në fuqi dhe ka ndikim të madh në futbollin e Shqipërisë në përgjithësi. Zvicra në fushë udhëhiqet nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Ndeshja eventuale me Serbinë, që po ashtu është në vazon e katërt, do të ishte e rrezikut më të lartë të mundshëm dhe do të ngjallte interesim të jashtëzakonshëm.

Gjitha dilemat do të hiqen pas shortit. Sylvinho menjëherë mund të nisë me përgatitjen e ekipit për ngjarjen kryesore kontinentale.

“Nga vazoja e parë do të zgjedhja Gjermaninë. Gjermania ka një specifikë të veçantë, mund të hapim Evropianin, do të ishte një promovim për Shqipërinë në përgjithësi. Nga vazoja e tretë do të zgjedhja Slloveninë për të pasur një derbi me presidentin e UEFA-s, Çeferin. Nga vazoja e katërt prej këtyre që janë kualifikuar deri më tani, Serbia më duket pak më mirë sesa dy të tjerat. Pas Serbisë, Zvicrën pasi Italinë nuk do ta doja”, ka thënë ditë më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i pyetur për preferencat e tij për short.

Në FSHF presin që Shqipëria të ketë përkrahje të madhe në Evropianin në Gjermani.

Në Federatën e Futbollit të Serbisë kanë theksuar se nuk e duan Shqipërinë në grup. Në vende të tjera Shqipëria mund të jetë rivale e preferuar nga vazoja e dytë.

Por kuqezinjtë, të trimëruar nga kualifikimet e suksesshme, do të kenë synime të mëdha në “Gjermania 2024”. Do të synojnë ta kalojnë grupin. Shumë do të varet nga shorti i së shtunës mbrëma.

Vazot e shortit për “Euro 2024”

Vazoja 1: Gjermania (nikoqire), Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia

Vazoja 2: Hungaria, Turqia, Rumania, Danimarka, Shqipëria, Austria

Vazoja 3: Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia

Vazoja 4: Italia, Serbia, Zvicra, fituesi i plejofit A, fituesi i plejofit B, fituesi i plejofit C

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça mposht Batumin

Trepça mposht Batumin

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

Hendboll, Ostlund publikon listën për ndeshjet e radhës

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Ballkani e fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vushtrrisë

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

Carrick e Fernandes sqarojnë problemet, zotohen ta ndihmojnë klubin

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

“Info Nata”- 28.10.2026

“Info Nata”- 28.10.2026

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën