TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kupchan: Nacionalizmi serb kërcënim për Bosnjën dhe Kosovën

Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në administratat e Bill Clinton dhe Barack Obama, Charles Kupchan, gjatë një interviste për tëvë1 ka deklaruar mes tjerash se nacionalizmi serb paraqet rrezik serioz për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Profesori amerikan: Kurti bëri gabim strategjik, përgjegjës për situatën në veri edhe Vuçiqi

Rajoni i Ballkanit nuk po gjen qetësi për shkak të nacionalizmit serb.

Situata politike mbetet veçanërisht e brishtë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, po kërkon shkëputjen nga Bosnja në mënyrë që të bashkohet me Serbinë.

Këto zhvillime politike në Bosnjë e Herzegovinë po i sheh si dramatike, profesori nga Georgetoën Univeristy, Charles Kupchan.

Sipas tij nuk është vetëm Bosnja që po rrezikohet nga nacionalizmi serb por edhe Kosova.

“Padyshim që nacionalizmi serb ka qenë dhe vazhdon të jetë një kërcënim për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht nacionalizmi serb në krye me Slobodan Millosheviqin i vuri flakën rajonit të Ballkanit gjatë viteve të 90-ta. Edhe tani e kemi një situatë të rrezikshme ne rajon, ku Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, po luan rrezikshëm me karta nacionaliste. Ai konsideron se Republika Serbe duhet të jetë e pavarur në të ardhmen dhe se ai duhet të jetë presidenti i saj. Por dua ta them edhe një gjë, nacionalizmi serb nuk përbën shqetësim të madh vetëm për Bosnjën por edhe për Kosovën” , ka thënë ai për Tëvë 1.

Kupchan, thotë se Rusia është e interesuar ta destabilizoj rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Rusia është e interesuar që në rajonin e Ballkanit të mos ketë qetësi dhe prandaj e shtynë përpara nacionalizmin serb. Ka dëshmi të qarta kur Rusia tentoi ta pengonte anëtarësimin e Malit të Zi në strukturat e NATO-s. Moska është në kërkim të hapësirave për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit sërish, prandaj është shumë e rëndësishme që Kosova ta mbyll njëherë e përgjithmonë kapitullin me Serbinë. Kësaj të fundit po i afrohen ditët kur do të duhet të zgjedh se në cilën rrugë do të vazhdojë, me Rusinë e Kinën apo me Perëndimin. Vuçiqit po i ngushtohen rrugët dhe do ta ketë të pamundur të vazhdojë të luajë me disa karta”, thotë ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA – së.

Presidenti i Republikës Sërspka, Mirolad Dodik, është në listën e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për korrupsion dhe shkelje të legjitimitetit dhe funksionalitetit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës.

Në listën e sanksioneve amerikanë është futur edhe ish-Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Vulin dhe Dodik kanë thënë hapur se synojnë ta krijojnë të ashtuquajturën “bota serbe” ku do t’i bashkojnë serbët kudo që jetojnë ata.

Tags: bosnjaKosovaNacionalizmi serb
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

​Tahiri: Kurti e ka pranuar Asociacionin, s’po e themelon për shkak të zgjedhjeve

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

Kosovarët, turistët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë 41% të totalit të hyrjeve

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një shtëpi në Rahovec, neutralizohet pa incidente

Zhduket një vajzë në Gjakovë, babai raporton rastin në Polici

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Të shtëna me armë dhe sulm në një lokal në Pejë, një person i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën