Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla do të jetë pjesë e skuadrës së Romës për sezonin 2025/26, kanë njoftuar mediumet italiane.
Kumbulla sezonin e shkuar ishte i huazuar te Espanyoli dhe tani është kthyer te Roma, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
25-vjeçari pati paraqitje të mira në Spanjë dhe Espanyoli është i gatshëm për ta blerë, por trajneri i ri i Romës, Gian Piero Gasperini llogarit në Kumbullën.
Gasperini po e sheh Kumbullën si mbrojtës të përshtatshëm për sistemin e tij të lojës dhe për këtë arsye ka kërkuar ta mbajë.
Kumbulla në 35 paraqitje në kampionatin spanjoll realizoi tri gola, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Sassuolo e Verona.