TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla: Serbia e përdorë Asociacionin për të bërë një shtet serb brenda Kosovës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Kulla: Qeveria e Kosovës të bëhet gati të mbrojë shtëpinë e vet, me apo pa NATO-n

Eksperti shqiptar i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, kritikon Bashkimin Evropian për mungesë konsensusi ndaj Serbisë.

Kulla i konsideron absurde masat ndaj Kosovës, pasi thotë se Serbia është kërcënimi real për gjithë rajonin e Ballkanit, e lëre më për Kosovën.

Eksperti i sigurisë flet edhe për interesin e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin, teksa shton se është presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ai i cili qëndron prapa agresionit ndaj Kosovës.

“Kjo duhej të ishte bërë tashmë, sepse masat ndaj Kosovës janë masa absurde, masa ndaj më të dobëtit dhe ndaj atij që është viktima… Çështja e funksionimit të Bashkimit Evropian është një çështje ekuilibrash. Bashkimi Evropian funksionon me konsensus në vendimmarrje, ky konsensus mungon jo vetëm për çështjen ndaj Serbisë por edhe për shumë çështje tjera. Ajo që më shqetëson më shumë është që BE-ja, ato pesë vende nuk vazhdojnë më tej në mënyrën e Kosovës, përsa i përket Serbisë mendoj që opinioni publik e ka të qartë se për çka bëhet fjalë”, vijoi Kulla.

Sipas tij, Serbia po e përdorë Asociacionin e komunave me shumicë serbe për të formuar një shtet serb brenda Kosovës.

“Asociacioni ka vetëm një formulë, asociacioni kundër njohjes. Pra në momentin që më jep njohjen unë të jap asociacionin. Përderisa nuk më jep njohjen dhe përdor asociacionin për të futur, për të krijuar një shtet serb në Kosovë, nuk ka arsye pse të ekzistoj ky Asiosacion”, thotë Kulla për KP.

Derisa flet për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës ku më 24 shtator mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë, ish-ministri shqiptar thotë se ekziston rreziku që serbët të përdorin enklavat për t’u viktimizuar si në rastin “Panda”, në Pejë.

“Ka dy koncepte: kërcënim real dhe rrezik potencial. Kërcënim real unë nuk shoh, por rreziku potencial për destabilizim , përfshirje të enklavave që ndodhen brenda Kosovës, kjo është një gjë që të gjithë e kanë në mendjen e tyre dhe në realitetin e gjërave. Besoj që institucionet janë aq të forta, dhe do të bashkëpunojnë aq mirë me partnerët ndërkombëtarë që në këtë pjesë nuk besoj që do kemi një sjellje kaq naive për të harruar se kush është Serbia reale. Sepse Serbia reale është kërcënimi real për rajonin e Ballkanit jo vetëm për Kosovën… Rreziku potencial për provokime në enklavave dhe për përdorimin e enklavave si instrument për të viktimizuar serbët si në rastin e fëmijëve në Pejë në vitin 1998 është shumë i lartë”, thotë ai.

Ai komenton edhe arrestimin dhe lirimin e të sanksionuarit të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radojiciq nga Serbia, i cili kishte pranuar se qëndron prapa grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë.

“Njerëzit e tij të afërt janë të përfshirë në këtë krim të shëmtuar… Serbia mund edhe ta lirojë e ta arrestojë Radojiçiqin ,por Kosova e gjykon, i dërgon faktet në gjykatë dhe prokuroria e Prishtinës i ka marrë faktet. E dënon sipas ligjeve në fuqi, e pastaj le ta mbanë Serbia, sepse herët a vonë do të jetë i detyruar të përballet me burgim”, thotë Kulla.

Ai nuk mohon interesin e Serbisë për të destabilizuar Ballkanin, derisa vë në pa edhe veprimtarinë e Listës Serbe.

“Nuk e heq dyshimin që Rusia ka interes të krijojë vatra të tjera në konflikte, por Rusia është larg dhe serbët nuk janë rusë. Të thuash se e kanë fajin rusët është të gjesh alibi për Vuçiqin, këtu faji ka emër dhe mbiemër ka vend. Sulm terrorist bën një organizatë, nuk bën një shtet, kemi të bëjmë me një agresion të mirëfilltë. Sigurisht që Rusia ka interes në këtë destabilizim… Pastaj ‘Lista Srbska’ po shkatërron serbët e Kosovës nuk po shkatërron shqiptarët. Ata në 15 vite që janë në aktivitet ata nuk i kanë zgjedhur me institucione, i kanë kthyer në qytetarë të dorës së tretë, i kanë izoluar me ekonomi, i kanë futur në një lloj diktature që po the fjalë ndryshe do të ndëshkohesh, kështu që unë mendoj që ‘Lista Srbska’ më shumë ka dëmtuar serbët e Kosovës”, thotë eksperti i çështjeve të sigurisë.

Sa i përket tolerancës së ndërkombëtarëve ndaj Serbisë, Kulla thotë se vjen si rezultat i frikës që kjo e fundit do të afrohet edhe më shumë me Rusinë.

Krejt në fund, Kulla thotë se për Kosovën është e rëndësishme të vazhdojnë njohjet e reja dhe që të mos mungojë vullneti politik për propozime konkrete në çështjet e rëndësishme për vendin.

Tags: asociaciniIlir KullaSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

As Igor Simiq s’mund t’i merr votat për nënkryetar Kuvendi

As Igor Simiq s’mund t’i merr votat për nënkryetar Kuvendi

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

Juventusi planifikon një transferim befasues për yllin kryesor të Milanit

Juventusi planifikon një transferim befasues për yllin kryesor të Milanit

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

As Igor Simiq s’mund t’i merr votat për nënkryetar Kuvendi

As Igor Simiq s’mund t’i merr votat për nënkryetar Kuvendi

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën