Ishte ndër shqiptarët e parë që e përfaqësoi Jugosllavinë si ambasador në Kombet e Bashkuara.
Rrugëtimi i Ramadan Marmullakut nisi nga Klina, për të vazhduar më pas në Beograd, ku kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale-Politike.
Marmullaku menjëherë pas diplomimit, u angazhua në institucionet më të larta të Kosovës.
Për bashkëpunëtorin e tij shumëvjeçar, Ramadan Millakun, Marmullaku ishte një diplomat dhe funksionar që la gjurmë në kohën kur veproi.
“Unë deshta me fol pak për Ramadan Marmullakun. Si shok, koleg, po dhe ishte funksioner që ka kry shumë funksione me rëndësi në kohën e vet. Me kalimin e kryetarit të Kuvendit të asaj kohe në Komitetin Qendror të Jugosllavisë, Ramadanin e mori me veti në punë, në të njëjtin funksion. Edhe atje në atë kohë ishte Fadil Hoxha ai që e pat marrë. Fadili prej atij funksioni që ka pasë, ka ardhë deri te disa dokumente që kanë qenë sekrete të kohës, po aq të njohura për publikun. Edhe ai e inkuajon Ramadanin me shkrujt një libër në lidhje me diplomacinë e Jugosllavisë dhe raportet e asaj diplomacie me Shqipërinë. Deri në atë kohë, më së shumti flitej për të metat e diplomacisë dhe politikës së jashtme të Shqipërisë, e është fjala për të metat e shtetit jugosllav. Ramadani e shkruan atë libër, ai libri është shkrujt në gjuhën angleze. Edhe unë s’mund tash me përkthye ashtu, por libri ka pasë titullin “Vështrimi Kritik i Politikës së Jash tme të Jugosllavisë ndaj Politikës së Jashtme të Shqipërisë”, shprehet ai.
E një libër me qasje kritike për politikën e jashtme të Jugosllavisë, i shkruar nga vetë ai, sipas Millakut, tërhoqi vëmendjen e udhëheqjes së atëhershme.
Tito e emëroi për herë të parë, shtatë ambasadorë shqiptarë, serbë, po të Kosovës, në shtetet e tjera. Mes tyre, Ramadanin e emëroi hiç më pak se në Kombet e Bashkuara. Edhe ai përfaqësonte si ambasador Jugosllavinë në Kombet e Bashkuara. Kjo ishte një, edhe për Kosovën, një pranim i madh, për vendin tonë si, një njeriu ynë me ardh në atë funksion. Edhe ky ishte një sukses i madh që u arrit. Epo, ai në Kombet e Bashkuara katër vjet e ka përfaqësuar Jugosllavinë me sukses”, thotë Millaku.
E përfaqësimi i Jugosllavisë në OKB ishte vetëm njëra nga detyrat që iu besuan.
Pasi e ka shkruajt atë librin e Ramadanit të rreth diplomacisë, edhe reagojnë në Sekretariat të Punëve të Jashtme në atë kohë te ministri, se si mundet një person me përfaqësuar shtetin kur ai ka vështrim kritik ndaj politikës së shtetit që e përfaqëson. Kjo pati pasoja për Ramadanin. Përkohësisht e tërhoqën prej Nigerisë, ku ka punuar prapë në Sekretariat të Punëve të Jashtme, po të njëjtin funksion, vetëm se ishte pak në dilemë.
Sipas bashkëpunëtorit të tij, Marmullaku kundërshtoi politikat ndaj Kosovës dhe refuzoi të vazhdonte ta përfaqësonte një shtet që, sipas tij, po cenonte të drejtat e shqiptarëve.
“Ramadani në këtë kohë, si diplomat edhe intelektual, i shkroi Kuvendit të Jugosllavisë me ndërprerë këtë fushatë kundër Kosovës dhe kundër popullit tim. Kur kjo nuk funksionoi, atëherë… Kjo edhe me këtë i nxiti deputetët me përdorë vetën, mos me leju me urdhëru Kosovën. Kur kjo nuk shkoi, Ramadani u detyrua, e lëshoi atë funksionin në diplomacinë e Jugosllavisë, shkroi në atë kohë edhe gazetat, lajmëroi edhe përmes gazetës se ai nuk është në gjendje me mbrojt një politikë të tillë e cila rrënon të drejtat kombëtare e qytetare të Kosovës edhe rrënon institucionet e Kosovës. Kështu që u largua prej ministrisë, Sekretariatit të Punëve të Jashtme, ka shkuar me jetuar në Slloveni dhe ka jetuar tash deri në vdekje në Slloveni”, shprehet Millaku.
Veprimtaria e tij patriotike vazhdoj gjatë viteve te 90-ta duke qenë kryeredaktor i revistës ‘’Liria’’ botuar ne Lublane te Sllovenisë dhe bashkëpunëtore i revistës ‘’Alternativa’’ botuar ne SHBA, revista këto qe u shpërndan në mënyrë ilegale ne Kosovë dhe qe kontribuonin në shpërfaqjen e padrejtësive ndaj shqiptarëve të Kosovës, të asaj kohe.







