TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kujdesi për flokët në dimër

by Tëvë1
48 minuta ago
0
A A

Koha e ftohtë dhe ndryshimi i temperaturave janë të dëmshme për flokët, të cilët janë shumë të ndjeshëm dhe reagojnë njëlloj si çdo pjesë tjetër delikate e trupit. Por nëse për lëkurën e thatë ka mënyra natyrale për ta zbutur, flokët kërkojnë kujdes më të madh. Pjesa më e madhe e vajzave nuk tregojnë kujdes gjatë periudhës së dimrit me flokët. Shpesh bëjnë gabime të cilat i dëmtojnë shumë ato. Më poshtë janë renditur 5 gabimet që duhet t’i shmangësh gjatë periudhës së ftohtë të vitit.

Larja me ujë të nxehtë

Ndërsa jashtë bën shumë ftohtë, qetësinë duket se e gjen në dush me ujë të nxehtë, por pak janë ato që mendojnë se kjo është shumë e dëmshme për flokët. Sa më i nxehtë të jetë uji në dush, aq më shumë eliminon yndyrën natyrale të tyre dhe u zhduk shkëlqimin. Siç këshillohet nga specialistët, temperatura optimale që duhet të përdorësh në dush është jo më shumë se 45 gradë celcius, aq sa ta ndiesh të nxehtin në lëkurë, por jo sa ajo të skuqet. Natyrisht, nëse mundesh, uji i ftohtë është edhe më i mirë për flokët.

Larja pak minuta para daljes nga shtëpia

Edhe dushi në mëngjes është një zgjidhje për t’u ngrohur para se të dalësh nga shtëpia. Por as kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Siç rekomandojnë specialistët, të paktën 30 minuta pas dushit nuk duhet të dalësh nga shtëpia. Pas larjes, flokët janë më të hollë dhe kontakti i menjëhershëm me ambientin e ftohtë do të thotë këputje majash dhe dehidratim.

Kapela (kapuçi)

Në dimër, kur ajri ka shumë lagështirë, skalpi ka nevojë absolute për t’u mbrojtur. Përdorimi i vazhdueshëm i kapelave ose kapuçave, ashtu si nga njëra anë janë mbrojtës të skalpit, nga ana tjetër shmangin ajrosjen e flokëve duke i bërë ata më problematikë. Nga ana tjetër, sigurohu që kapela apo kapuçi të jenë shumë të pastër, sepse bakteret që mund të përmbajnë janë shumë të dëmshëm për shëndetin e flokëve.

Ndryshimi drastik i ngjyrave

Nga bjondja në brune dhe anasjelltas. Kjo nuk është e këshillueshme në asnjë sezon, por sidomos në dimër, kur lagështira e ajrit është më e madhe dhe ndikon drejtpërdrejt në flokë, këshillojnë dermatologët. Biondet e hapura që mund të duken shumë seksi në verë, në dimër mund të kenë probleme për shkak se kanë flokë më delikatë dhe më të ndjeshëm ndaj temperaturave, shkruan bota.al. Kështu, nëse do të ndryshosh rrënjësisht ngjyrën, prit deri në pranverë. Nëse je bionde, këshillohet të shkosh në tone pak më të errëta, gold ose bezhë për t’u dukur më bukur, por edhe për t’iu përshtatur dimrit.

Maskat natyrale

Mungesa e trajtimit të flokëve me maska natyrale ndikon në tharjen e lëkurës së skalpit gjatë dimrit dhe për më tepër, edhe në eliminimin e yndyrës natyrale. Rekomandohet të paktën një herë në javë maska me të verdhë veze dhe vaj ulliri, ose edhe maska të tjera natyrale me produktet që ke në shtëpi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Largoni skuqjen nga lëkura me maskën e dredhëzës

Largoni skuqjen nga lëkura me maskën e dredhëzës

A keni probleme me rënien e flokëve? Konsumimi i këtyre ushqimeve mund t’ju ndihmojë në forcimin e tyre

A keni probleme me rënien e flokëve? Konsumimi i këtyre ushqimeve mund t’ju ndihmojë në forcimin e tyre

Si të mos shpenzoni më tepër se ç’duhet?

Si të mos shpenzoni më tepër se ç’duhet?

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

Personat që ecin shpejt jetojnë më gjatë, sipas një studimi

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

‘Liri për çlirimtarët’, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim”, “Liri për çlirimtarët e Kosovës”

Protestë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim”, “Liri për çlirimtarët e Kosovës”

​Atleti nga Kenia ngadhënjeu në maratonën “Prishtina 2026”

​Atleti nga Kenia ngadhënjeu në maratonën “Prishtina 2026”

Kujdesi për flokët në dimër

ChatGPT për iPhone po vjen me funksion të ri

Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së

Konjufca dënon sulmin ndaj Gazmend Muhaxherit, fton organet e drejtësisë të ndjekin rastin

Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën