TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeziu thotë se shqetësuese edhe për BE-në duhet të jetë mungesa e shërbimeve për qytetarët në komunat veriore

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Zëdhënësi i Qeverisë: Në titullin e draft-statutit ka praktikisht një shkelje të Kushtetutës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se nuk janë të kënaqur me daljen e vogël të qytetarëve në zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill në katër komunat veriore.

Kryeziu, tha se përqindja e vogël e qytetarëve për të votuar ka qenë rezultat i kërcënimeve dhe deklaratave nga zyrtarët serbë.

“As ne nuk kemi qenë të kënaqur me daljen e vogël, por ajo dalje e vogël nuk është rezultat i kushteve praktike të pafavorshme, por për shkak të një klime të kërcënimeve dhe rreziqeve që është instaluar nga strukturat ilegale dhe nga deklaratat e presidentit dhe zyrtarëve tjerë serbë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, që është partia më e madhe, Kryeziu ka thënë se Kosova nuk e ka borxh t’ia jep një mundësi të dytë.

“Ne kemi një situatë të tillë se Lista Serbe ka menduar që kjo është më e mira për ta, dhe ne nuk i kemi borxh t’i japim mundësi të dytë Listës Serbe”

Ndërkohë, për mosbetimin e kryetarëve të rinj të veriut deri më 28 maj, ku edhe ju kalon afati, Kryeziu thotë që do të ishte një ndërhyrje dhe kërkesë jodemokratike.

“Ajo është dhe do të ishte ndërhyrje dhe kërkesë jodemokratike, që Institucionet e Kosovës në mënyrë të vetëdijshme të ndërhyjnë në vullnetin e qytetarëve të shprehen në zgjedhje, në të njëjtën kohë në mënyrë të vullnetshme të stopoj krijimin e institucioneve të cilat pastaj do t’i shërbejnë qytetarëve”, tha ai.

Sipas Kryeziut, shqetësuese edhe për BE-në duhet të jetë fakti që qytetarët që jetojnë në komunat veriore nuk marrin shërbime komunale.

“Më shumë shqetësuese përfshirë edhe BE-në, në këto komuna duhet të jetë fakti që qytetarët në këto komuna nuk marrin shërbime komunale, në mungesë të drejtuesve komunalë”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e mbajtura në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, dy komuna i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës dhe dy tjera Lëvizja Vetëvendosje. /teve1.info/

Tags: BEperparim kryeziuZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

20 minuta pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë

Pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova në Merdarë

E shtuna me shi dhe borë

E shtuna me shi dhe borë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

20 minuta pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë

Pritje deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova në Merdarë

​Rama publikon pamje nga operacionet në terren pas vërshimeve në Shqipëri

​Rama publikon pamje nga operacionet në terren pas vërshimeve në Shqipëri

Tërmet në Zvicër

Tërmet në Itali

E shtuna me shi dhe borë

E shtuna me shi dhe borë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën