TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

by tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se shpreson që në takimin ndërmjet Albin Kurtit dhe Fatmir Limaj që pritet të mbahet në fundjavë të arrihet një marrëveshje për tejkalimin e ngërçit politik.

Kryeziu –Hyseni ka thënë se si parti kanë qenë të gatshëm për marrëveshje për konstituimin e Kuvendit, por ajo ka fajësuar paritë tjera për bllokim

“Do të ketë edhe një takim të radhës, nuk e dimë se kur do të ndodhë po mund të jetë deri në fund të kësaj jave dhe shpresojmë që të jetë një takim frytdhënës që mund të nxjerrë rezultate konkrete sepse besoj që edhe partitë tjera duhet të vetëdijesohen dhe ta kuptojnë rëndësinë e pjesëmarrjes në konstituimin e Kuvendi”, ka thënë Kryeziu –Hyseni .

E pyetur nëse ka ndryshim të qëndrimit nga LVV sa i përket postit të kryetarit të Kuvendit të cilin e kërkon Nisma Socialdemokrate, ajo ka thënë se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar, por për çdo lëvizje të re pas takimit Kurti – Limaj do të diskutohet në Grupin Parlamentar, ndonëse ka përsëritur qëndrimin e deritashëm se posti i kryeparlamentarit u takon atyre dhe do të ishte problematike ta merr një pari me tre deputetë.

“Sa i përket postit të kryetarit të Kuvendit, qëndrimi i LVV-së deri më tani është i ditur. Gjatë këtyre ditëve deri në fundjavë do të kemi takime edhe me Grupin Parlamentar dhe besoj se do ta diskutojmë njëjtë siç kemi diskutuar për çfarë do ndryshimi që ka ardh për konstituimin e Kuvendit. Z.Limaj edhe të tjerët duhet ta kuptojnë se posti i kryetarit të Kuvendit dhe një post i tillë i dhënë një partie me tre deputetë do të ishte problematike”, ka thënë deputetja e LVV-së.

Kryeziu –Hyseni ka thënë se paritë tjera duhet ta dinë se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithëve.

Ajo ka thënë se ish-partitë opozitare e kanë bllokuar konstituimin e Kuvendit për të pamundësuar formimin e Qeverisë Kurti3.

Shpresa se një takim me një marrëveshje  Kurti –Limaj  ka dhënë edhe deputetja e Nismës Social Demokrate, Xhevahire Izmaku.

Izmaku: Po besoj që javën e ardhshme vendi ka me pas institucione

 

Tags: KryeziuKurti -Limajposti i kryetarit te KuvenditTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

Trump: SHBA po negocion me Iranin për dhënien fund të luftës

“Këndi i debatit”- 24.03.2026

“Këndi i debatit”- 24.03.2026

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Ushtarët amerikanë ftohën për kafe në Ferizaj me rastin e 27-vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Si i tradhtoi Zoran Stankoviq fqinjët shqiptarë me të nisur lufta?

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

Haradinajt hapin dyert e kullës për mysafirët

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

“Nato air, just do it”-Slogani që u bë simbol i bombardimeve të NATO-s

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën