TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeziu: Nga Shqipëria presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kryeziu thotë se nuk ka dallim në mes të termit “të zhdukur me dhunë” dhe atij “të zhdukur me forcë”

Rreth draft-statutit të propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është deklaruar Qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës, është deklaruar për herë të parë pasi Shqipëria ua përcjelli një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje me shkrim për RTK-në ka thënë se nga Shqipëria zyrtare presin mbështetje.

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republika Srbska në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për ‘Botën Serbe’”, tha Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës.

“Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë. Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj”, shtoi ai.

Për analistin e çështjeve politike, Dorajet Imeri, dokumenti i dërguar nga Edi Rama për Asociacionin, nuk mund të kualifikohet nëse është i mirë apo i keq, për aq kohë sa nuk dihet përmbajtja.

“Për aq kohë sa ne nuk e dimë përmbajtjen e tij është vështirë që të japim një konstatim mirë apo keq. Ne mund të flasim për legjitimitetin është dashur apo jo dhe cili është realisht pozicioni i Shqipërisë në raportin Kosovë-Serbi. Është një çështje që do dalë komplet në një rrafsh tjetër por për aq kohë sa një dokument i tillë shihet kaq serioz nga akterët e bashkësisë Ndërkombëtare, në veçanti Franca dhe Gjermania unë kam një bindje të plotë që po flasim për diçka që është tepër e koordinuar dhe sigurisht që ajo pavarësisht mund ta ketë firmën e Shqipërisë si propozuese e saj unë kam një bindje të plotë që kjo del projektit shqiptar, për çka në këtë fazë nuk mund të supozoj se çfarë është”, tha analisti politik, Dorajet Imeri.

Për draftin e Asociacionit të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama pati reagime të shumta në Prishtinë e Tiranë.

Opozita në Shqipëri reagoi ashpër duke shkuar madje deri në atë stad sa ta cilësojë si tekst të shkruar në Beograd. Ndërkohë që mbështetjen më të madhe ky draft e mori në Kosovë nga PDK ku njëri prej deputetëve të saj i cili tha ta ketë parë e vlerësoi si draft të mirë.

Tags: Edi Ramaperparim kryeziuQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën