TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu-Abdixhikut: Kurti preferon Kuvendin për debat e jo studiot televizive të oligarkëve

by teve1
2 vjet ago
10
A A
Kryeziu-Abdixhikut: Kurti preferon Kuvendin për debat e jo studiot televizive të oligarkëve

Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, ka reaguar pas kërkesës së kandidatit për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku për debat televiziv me kryeministrin Albin Kurti.

Kryeziu ka deklaruar se kryeministri Kurti e ka thënë hapur që për debat preferon Kuvendin, e jo studiot televizive të oligarkëve.

Sipas tij Abdixhikut është duke i munguar popullariteti përveçse siç ka thënë ‘besimi e respekti qytetar’.

Kryeziu tutje ka shtuar se në dy seanca plenare në Kuvend ku ka qenë i pranishëm Kurti për të raportuar, Abdixhiku ka munguar.

“Më 11 nëntor 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në seancë plenare, Kryeministri Kurti ka prezantuar buxhetin 2025, në vlerë prej 3.6 miliardë euro, e që është 50% më i madh se buxheti 2021 që u trashëgua nga ish qeveria. Më 2 dhjetor 2024, me kërkesë të opozitës, Kryeministri Kurti ka raportuar në një seancë plenare gjithëditore për qeverisjen e tij gati katërvjeçare. Në të dy prej këtyre seancave pati debat të gjatë por të dyja herët ka munguar deputeti Abdixhiku. E tash ai ka deklaruar se po don debat televiziv! Qartazi po i mungon popullariteti përveçse besimi e respekti qytetar. Natyrisht, sepse nuk blihet populli me reklama, edhe kur shitesh te oligarkët. Abdixhiku nuk u distancua nga nënkryetarët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri e Lutfi Haziri, që e krahasuan Kryeministrin Kurti dhe policinë e shtetit tonë me Millosheviqin dhe Serbinë. Kryeministri Kurti pat thënë hapur se preferon shtëpinë e popullit Kuvendin, e jo studiot televizive të oligarkëve”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Ndryshe, kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka ftuar kryeministrin Albin Kurtin për ballafaqim me idetë për të ardhmen.

“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë, kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete, për ide të ardhshme se si bëhet vendi. Nuk jemi për t’u sharë e për t’u zhytur në moçalin e madh të pështymave, jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës së Kosovës, sepse na duhet t’ju shpjegojmë qytetarëve tanë se për çfarë qëndrojmë. Kryeministrin në ikje e ftoj edhe për ballafaqim publik e t’i masim idetë për idetë për të ardhmen. Për t’u sharë i kemi disa tjerë, por nuk e kam ndërmend këtë fushatë me u shajtë”, ka thënë Abdixhiku, të martën në një deklarim për media./teve1.info/

Abdixhiku: Kryeministrin në ikje e ftoj për ballafaqim publik, t’i masim idetë për të ardhmen

Tags: albin kurtiDebat televizivLumir Abdixhikuperparim kryeziu
Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën