TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetari i shoqatës “Konsumatori”: Kemi shumë abuzime me çmime

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Kryetari i shoqatës “Konsumatori”: Kemi shumë abuzime me çmime

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit sivjet do të shënohet me thirrjen për bojkotimin e marketeve për shkak të rritjes së çmimeve, për herë të katërt brenda këtij viti në Kosovë.

Ndonëse kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat dhe nevojat e konsumatorëve në mbarë botën, Selatin Kaçaniku, kryetar i shoqatës “Konsumatori”, tha për KosovaPress se ka shumë abuzimeve me çmime, gjë e cila dëshmon se ligji për mbrojtjen e konsumatorit nuk po gjen zbatim.

“Respektimi i të drejtave të konsumatorit në Republikën e Kosovës është në proporcion të drejtë me nivelin e zbatimit të ligjeve dhe ky nivel është i pamjaftueshëm andaj edhe zbatimi i ligjit për mbrojtjen e konsumatorit dhe i programit të mbrojtjes së konsumatorit janë nën nivel të pamjaftueshëm. Ne kemi shumë lloje të abuzimeve të çmimeve dhe kjo shumëllojshmëri i tejkalon të gjitha nivelet e ekspertizave, të gjitha niveleve të inspeksioneve apo agjencive për mbikëqyrjen e tregut”, tha ai për kp

Si rezultat i rritjes së çmimeve iniciativa qytetare “Kosova Bojkoton” ka bërë thirrje që sot të bojkotohen të gjitha marketet.

Një nga themeluesit e iniciativës Xhevat Kastrati në Facebook ka potencuar tri arsyet pse duhet bojkotuar marketet: “Kur ne s’blejmë në super-marketet e padrejta, u tregojmë atyre se ne kontrollojmë tregun. Duke u bashkuar në bojkot bëhesh pjesë e një iniciative që i detyron kompanie të dëgjojnë dhe të veprojnë në interes tënd dhe të shoqërisë. Dhe së treti, bojkoti është një mënyrë për të protestuar ndaj padrejtësive si çmimet e larta, cilësia e dobët dhe mashtrimet”.

Kujtojmë, ky është bojkoti i katërt sivjet në Kosovë, e cila në muajin janar dhe shkurt iu bashkua nismave të ngjashme në vendet e tjera të rajonit.

Për të nënvizuar mbrojtjen e konsumatorëve, Organizata Botërore e Tregtisë ka rekomanduar rregullore specifike për transparencë dhe drejtësi më të madhe; vlerësimi dhe, nëse kërkohet, rishikimi i kornizave ekzistuese ligjore dhe politike për sfidat e tregut digjital; bashkëpunimi ndërkombëtar, rajonal dhe dypalësh për të adresuar sfidat globale; rritja e bashkëpunimeve dhe konsultimeve ndërmjet autoriteteve të ndryshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri-Beqa: Kurti kërkoi 83-84 vota më parë, tani tentoi zgjedhjen e presidentit me 64 deputetë

Tahiri-Beqa: Kurti kërkoi 83-84 vota më parë, tani tentoi zgjedhjen e presidentit me 64 deputetë

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues

Pozhari: Nëse vazhdon bllokada, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Pozhari: Nëse vazhdon bllokada, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Rama: S’do të lejojmë që pastrimi i kryeqytetit të sabotohet për arsye politike

Rama: Kosova u përket qytetarëve, jo një lëvizjeje apo lideri të vetëm

PSG fiton trillerin me nëntë gola ndaj Bayernit

PSG fiton trillerin me nëntë gola ndaj Bayernit

Reagon Bayerni me dy gola të shpejtë, ngushton avantazhin

Reagon Bayerni me dy gola të shpejtë, ngushton avantazhin

Tahiri-Beqa: Kurti kërkoi 83-84 vota më parë, tani tentoi zgjedhjen e presidentit me 64 deputetë

Tahiri-Beqa: Kurti kërkoi 83-84 vota më parë, tani tentoi zgjedhjen e presidentit me 64 deputetë

Parisi thellon avantazhin

Parisi thellon avantazhin

Miratohet Komisioni i ri për Provimin e Jurisprudencës, kjo është përbërja

Më pak se dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues

Pozhari: Nëse vazhdon bllokada, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Pozhari: Nëse vazhdon bllokada, presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët

Vedat Muriqi nominohet për ekipin e sezonit në La Liga

Vedat Muriqi nominohet për ekipin e sezonit në La Liga

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën