Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka vendosur ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme pasi deputetët u vonuan gjysmë ore për t’u kthyer nga pauza.
Haxhiu ka thënë se është e pamundur të vazhdohet me seancën kur deputetët vonohen.
“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu.
Në sallë ishin disa deputetë të PDK-së, të LDK-së dhe vetëm dy të VV-së.
Në rend dite ishin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni për energjinë dhe diskutimi për Ligjin për Gjykatën Speciale.







