Pas rizgjedhjes së Presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, delegatët në Asamblenë Zgjedhore kanë zgjedhur edhe katër nënkryetarët.
Me vota të mbyllura, nënpresidentë të Komitetit Olimpik të Kosovës për ciklin olimpik 2025-2028 u zgjodhën:
Milaim Kelmendi
Arben Fetahu
Gazmend Maxhuni
Musa Selimi
Nga kjo garë dështuan Eugen Saraçini dhe Gentiana Beqa Ahmeti, që nuk e morën besimin për nënpresidentë.