TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Kryetarët shqiptarë në veri pritet të përfundojnë në tërësi mandatin pas thirrjeve për bojkot të votimit të 21 prillit

nga TËVË 1
14 Prill, 2024
0
A A
​Kryetarët shqiptarë në veri pritet të përfundojnë në tërësi mandatin pas thirrjeve për bojkot të votimit të 21 prillit

Pas qëndrimit të Listës Serbe se nuk do të marrin pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës janë ngritur dyshime se votimi i 21 prillit do të jetë i suksesshëm. Sipas monitoruesve të proceseve zgjedhore, qytetarët serbë në veri pritet t’i binden thirrjeve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, rrjedhimisht do të mbesin në detyrë kryetarët aktualë.

Në rast të dështimit, sipas Udhëzimit Administrativ të MAPL-së, peticion të ri për shkarkimin e kryetarëve mund të ketë vetëm pas 12 muajve, kur edhe mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, thotë për KP, se paralajmërimi për bojkot i Listës Serbe është i çuditshëm, duke marrë parasysh se kjo parti kishte marrë pjesë në sigurimin e 20 për qind të nënshkrimeve për të nisur procedurën për shkarkimin e kryetarëve në veri.

Sipas tij, Lista Serbe e ka parë se s’ka vullnet të mjaftueshme të qytetarëve në veri për të dalë në votim, andaj po tenton që i njëjti mos të dështojë për shkak të mosdaljes së komunitetit serb, por në një mënyrë t’i atribuohet faji institucioneve kosovare se është e pamundur të arrihet 50 për qind plus një votë e trupës elektorale që të shkarkohen kryetarët.

“Ka qenë e çuditshme sesi Lista Serbe si subjekt që fillimisht kishte kontribuar drejtpërdrejtë në arritjen e 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve për peticionin për largimin e kryetarëve, papritmas vendosi që mos të marrë pjesë duke u thirrur në arsye dhe krijimin e të gjitha kushteve për të mos qenë i suksesshëm, derisa po flasim për mbledhje të nënshkrimeve para pak jave kur situata ka qenë e njëjtë. Nëse kanë qenë arsyet që janë përmendur zyrtarisht, atëherë është e çuditshme pse është marrë iniciativa si e tillë. Në anën tjetër unë besoj që ka gjasa që mos të ketë dalje të mjaftueshme të qytetarëve, me këtë rast është tentuar që mos të dështojë për shkak të mosdaljes së komunitetit serb, por në një mënyrë të tentohet që kjo t’i atribuohet institucioneve tona”, thotë Cakolli.

Të dështuar procesin e votimit të 21 prillit e konsideron edhe profesori universitar, Kadri Kryeziu, i cili thotë se vetëm dorëheqjet e kryetarëve aktualë në veri do të prodhojnë zgjedhje të reja atje.

“Me dashtë me zgjidh problemin e veriut në kontekstin e zgjedhjeve ata është dashur që katër kryetarët të japin dorëheqje. Pasi të japin dorëheqje pastaj brenda 45 dite si zgjedhje të jashtëzakonshme do të shpalleshin zgjedhjet…Kjo mënyra tjetër është ligjore por rezultati sipas mendimit tim do të jetë negativ, kështu e shoh se e kam ditë se me kënd kemi punë dhe kam ditë doktrinimin politik të serbëve. Ata në moment të caktuar nëse dëshirojnë me dështu kanë mundësi, nëse nuk dëshirojnë mundësi me dështu po ashtu kanë mundësi. Mentaliteti i tyre është që Kosova të dështojë si shtet”, deklaron Kryeziu.

Në anën tjetër, Cakolli parasheh se kryetarët aktualë në veri do të përfundojnë mandatin e tyre të rregullt deri në fund të vitit 2025.

“Por duke parë tendencën që zgjedhjet mos të mbahen në periudhë dimri atëherë gjasat janë të mëdha që ato të mbahen në shtator të vitit të ardhshëm. Meqenëse zgjedhjet duhet të shpallen katër deri gjashtë muaj para datës për mbajtjen e tyre, atëherë ne shumë lehtë qysh në prill apo më së largu në maj të vitit të ardhshëm do të kemi datën për zgjedhjet lokale të shpallur nga presidentja”, thekson Cakolli.

Pas vendimit të Listës Serbe për bojkot të votimit të 21 prillit, edhe përfaqësuesit e tyre në Komisionit Komunale Zgjedhore kanë dhënë dorëheqje nga këto poste.

Keqardhje për këtë vendim të Listës Serbe kanë shprehur edhe vendet e QUINT-it në Kosovë.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri të mbahen më 21 prill, pasi i verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet që u mblodhën në muajin janar.

Tags: 21 priliKDIMAPL
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X